• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Sa duhet të shqetësohemi për mpiksjen e gjakut nga vaksinat?

14:45 : 31/05/2021
në SHENDETI

Rregullatorët ndërkombëtarë të barnave kanë thënë se përfitimet nga vaksinat kundër COVID-19, që janë zhvilluar nga Johnson & Johnson dhe AstraZeneca tejkalojnë rreziqet nga këto vaksina, teksa ata po hetojnë për raportimet shumë të rralla, por potencialisht fatale, të mpiksjeve të gjakut.

Disa shtete të Bashkimit Evropian kanë kufizuar përdorimin e vaksinave të këtyre dy kompanive, shkruan Reuters.

Për shkak të shqetësimeve se efektet e rralla anësore mund të minojnë besimin në vaksina, ekspertët kanë theksuar se mundësia e mpiksjes së gjakut nga këto dy vaksina është shumë e ulët dhe se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e vdekjeve nga COVID-19.

Çfarë ka ndodhur?

Si për vaksinën e AstraZenecas, ashtu edhe për atë të Johnson & Johnson, janë raportuar raste të rralla të mpiksjes së gjakut, kryesisht të një lloji të mpiksjes së gjakut që quhet tromboza venoze cerebrale e sinusit (CVST), që shoqërohet edhe me nivel të ulët të trombociteve në gjak, që quhet trombocitopen.

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka thënë se shumica e mpiksjeve kanë ndodhur në tru dhe në abdomen.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), kanë thënë se kanë dokumentuar mpiksje të gjakut në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë edhe në venën dhe arterien femorale, në venën e brendshme të qafës, në venat e ekstremiteteve të sipërme dhe në arterien pulmonare.

Deri më 20 prill, janë raportuar të paktën 300 raste me mpiksje të gjakut, ku pacientët kanë pasur edhe nivel të ulët të trombociteve. Këto raste janë raportuar pas administrimit të dhjetëra-miliona dozave. Prej këtyre rasteve, 287 ishin mpiksje të gjakut – përfshirë CVST dhe trombozën e venës splankike (SVT) që është mpiksje në venat e abdomenit. Këto raste ishin të lidhura me vaksinën e AstraZenecas.

Rregullatori evropian tani po rishikon raportin e parë të vdekjes potenciale që lidhet me vaksinën e Johnson & Johnson, pasi një 37-vjeçare nga Belgjika kishte pasur mpiksje të gjakut dhe nivel të ulët të trombociteve në gjak.

Brenda shteteve të BE-së deri më tani janë administruar mbi 1.34 milion vaksina të Johnson & Johnson.

Çfarë kanë thënë kompanitë?

Johnson & Johnson ka thënë se nuk ka një lidhje të qartë mes shkaktimit të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës.

Kjo kompani rinisi furnizimet me vaksina në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara në fund të prillit, pasi për një kohë u ndërpre administrimi i vaksinës për shkak të raportimeve për mpiksje gjaku. Tash, kompania vendos një paralajmërim në vaksinat e saj, pikërisht për të treguar për mundësinë e mpiksjes së gjakut.

Edhe AstraZeneca, në bazë të kërkesës së rregullatorëve të barnave, në dozat e saj ka përfshirë paralajmërimin se mund të ketë raste të rralla për mpiksje të gjakut.

Çfarë kanë thënë rregullatorët?

CDC-ja ka thënë se ka gjetur “një ndërlidhje të mundshme” në mes të mpiksjes së gjakut dhe vaksinës së Johnson & Johnson, pasi ka identifikuar 28 raste që kanë pasur efekte anësore, nga nëntë milionë persona që janë vaksinuar me këtë vaksinë.

Administrata amerikane për Ushqime dhe Barna ka thënë se vaksina është e sigurt dhe efektive për të parandaluar COVID-19, megjithatë ka lëshuar udhëzime për personelin shëndetësor se si të veprojë nëse pacientët përjetojnë mpiksje të gjakut.

Edhe rregullatori evropian për barna ka gjetur një lidhje të mundshme mes rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut dhe vaksinave të AstraZenecas dhe Johnson & Johnson, por ka vazhduar të mbajë qëndrimin se përfitimet nga vaksinimi janë më të mëdha sesa rreziqet.

Agjencia Evropiane e Barnave ka rekomanduar se kushdo që ka mpiksje të gjakut, të shoqëruar me nivel të ulët të trombociteve në gjak, pasi ka pranuar dozën e parë të vaksinës, dozën e dytë të vaksinës ta marrë të një prodhuesi tjetër.

Megjithatë, kjo agjenci ua ka lënë në dorë shteteve të bllokut evropian që të vendosin se si duan t’i administrojnë dozat e vaksinës, duke thënë se faktorët mund të variojnë, duke përfshirë nivelet e infektimeve apo edhe nëse shtetet përkatëse kanë vaksina të tjera në dispozicion.

Rregullatori për barna në Britani të Madhe ka rekomanduar që personat nën 40 vjeç të marrin një vaksinë tjetër, si alternativë për vaksinën e AstraZenecas, duke theksuar se shteti ka në dispozicion edhe vaksina të tjera.

A ka teori për shkakun e mpiksjes së gjakut?

Në mesin e shkaktarëve të mundshëm që po hetohen është edhe nëse vaksina, në raste të rralla, shkakton një përgjigje të pazakontë të antitrupave. Deri më tani, nuk janë përjashtuar as faktorët siç është mosha apo gjinia.

Rregullatorët shëndetësorë dhe shkencëtarët po hetojnë nëse problemi i mpiksjes së gjakut mund të ndikojë të gjithë vaksinat e ashtuquajtura të vektorit viral, gjë për të cilën Agjencia Evropiane e Barnave tha se është e mundur.

Një grup i hulumtuesve gjermanë thanë se hulumtimet e tyre laboratorike kanë gjetur se rastet e rralla të mpiksjes së gjakut ishin të lidhura me vaksinat që përdorin viruse për të dërguar materialin e vaksinës në organizëm.

Ekipe të tjera të ndara të ekspertëve të Universitetit gjerman të Greifwalds dhe shkencëtarët norvegjezë kanë ardhur në përfundim se mpiksjet e gjakut janë shkaktuar nga një pjesë e antitrupave që kanë krijuar te pacientët që kanë marrë vaksinën e AstraZenecas./REL

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

Aksident në Qafë Pllocë, makina përplaset me trajlerin

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com