Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në spitalin e Fierit, ku dy mjekë akuzohen se kanë goditur një pacient në kushtet e vetëmbrojtjes, ngjarje e cila u bë publike dhe në media.
Në reagimin e saj Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, e cilëson aspak normale sulmin e bërë ndaj mjekëve, por dhe trajtimin aspak dinjitoz që iu bë atyre përballë publikut, duke marrë në mbrojtje agresorin dhe duke sulmuar bluzat e bardha.
Në reagimin e plotë Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor thekson se çdo mjek apo infermier ka të drejtën legjitime të mbrojë veten dhe kolegun, kur ai sulmohet nga një i çmendur apo i sëmurë siç ishte dhe rasti i agresorit të Fierit, i cili fatkeqësisht në media u paraqit si viktima.
Reagimi i plotë i Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor:
Prononcim Publik i Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor – SPSHSH
Pas shumë kohësh ku mjekë, infermerë, dhe personel shëndetësorë, u kthyen si thasë boksi, ku familjarë të pacientëve shfrynin stresin dhe tensionin që i mbërthen ata kur një anëtar i familjes së tyre kërcënohet nga sëmundja, u miratua më në fund ligji që dënon cdo person që godet apo shantazhon personelin shëndetësor në vendin e punës.
Masat janë të rënda dhe tashmë agresorët pendohen shumë shpejt pasi kanë bërë atë që u erdhi në mend për të bërë në një moment të caktuar.
Pak kohë më parë mes stafit mjekësor kishte ndër ta që mendonin që të pa mbrojtur nga strukturat e shtetit të mund të arrinin të mbroheshin edhe vet. A është kjo e drejtë? Kjo pyetje është për diskutim.
Në rast të një skenari kur një familjar i cmendur që nuk mban dot presionin e sëmundjes së të afërmit të vet, arrin të kërcënoj të shantazhoj dhe më pas të rrezikoj jetën e personelit duke u bërë promotor për ngjarje që nuk i dihet fundi, a duhet lejuar ky person që të kryej aktin e tij? dhe më pas të qajmë mbi trupin e një nga mjekëve apo personelit që në fund të fundit u zgjuan në mëngjes për të shkuar në një punë-mision, për të ndihmuar dhe shpëtuar jetë njerëzish.
Vendi i punës që quhet spital apo qendër shëndetsore, ku falet shëndet, e ku jepet jetë, ku njerëzit hynë të mërzitur dhe shumica dalin me nje buzëqeshje pasi ndjejnë përsëri aromën e jetës, ky vend i shenjtë përbaltet shumë shpesh nga persona që mendojnë që mund të zgjidhin hallet me vetëgjygjësi, duke bërë që preja e tyre e radhës mund të jetë kushdo që ka një bluze të bardhë.
Në një pjesë të mirë të kombeve të bardhën e konsiderojnë si paqe e pastërti, por jo këtu tek ne ndodh ndryshe e bardha në një vend të shenjtë që edhe gjatë një lufte nuk ngacmohet, nuk goditet, nuk bombardohet, është e njejtë si e kuqja për demin e tërbuar, duhet sulmuar duhet poshtëruar. Pyetja është përsëri e njejtë. A duhet lejuar kjo gjë?
Habiten i madh e i vogël duke dëgjuar që një mjek mund të mbrojë veten dhe kolegun duke u solidarizuar kundër veprimit, kundër shantazhit, kundër dhunës që pretendohet të ushtrohet mbi ta. Shtrohet përsëri një pyetje. A duhet të vetmbrohet personeli deri sa te ligji të vij? Përsëri diskutimi është i hapur por jo për Sindikatën e Punonjësve të Shërbimit Shëndetsor.
KJO SINDIKATE DO TË JETË PËRHERË PËRKRAH KOLEGËVE NË TË MIRË DHE NË TË KEQ.
MJAFT MË !!
NE NUK MUND DHE NUK DO TË LEJOJMË QË NJË FIJE FLOKU T’I PREKET PERSONELIT SHËNDETËSOR PËRDERISA JANË ATA QË CDO DITË PËRPIQEN ME VETMOHIM PËR JETËN E KUJDO QË KA NEVOJË.
TË GJITHË BASHKË PËR MË SHUMË SIGURI DHE TË DREJTA NË PUNË !!
KRYESIA E SINDIKATËS,
Tiranë, 27 Maj 2021.