Europa duket e alarmuar nga varianti indian i COVID-19 dhe po merr masa për të parandaluar përhapjen e tij.
Franca është bërë vendi i tretë i BE që vendos kufizime për udhëtarët nga Britania e Madhe.
Një karantinë e detyrueshme është vendosur nga qeveria franceze për këdo që vjen nga Britania e Madhe.
Shifrat në Britaninë e Madhe tregojnë se javë pas jave ato po rriten dhe infeksioni i COVID-19 duket se ka nisur përhapjen sërish në ishull.