• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Habilaj në përgjimet e kartelit shqiptaro-kolumbian të drogës: “10% të fitimeve në Shqipëri, i merr shteti”

12:53 : 26/05/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në hetimet për kartelin e drogës të shkatërruar të martën në Itali, ku bënin pjesë trafikantë shqiptarë, kolumbianë dhe siçilianë, del edhe emri i Moisi Habilajt.

I zhdukur prej disa muajsh pasi u dënua nga Apeli i Katanias me 15 vite burg për trafik droge, ku u implikua edhe Saimir Tahiri, Habilaj përmendet nga dy trafikantët shqiptarë të drogës, Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, që u prangosën dje.

Media italiane “Meridionews” ka zbardhur një përgjim të datës 9 prill të vitit 2019. Biseda zhvillohet brenda një “BMW X3”, që lëviz në rrugët e katanias, ku diskutojnë Julian Hoxhaj, Indrit Karafili dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bosi droge) në korridoret e burgut të Bicocca.

“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur mori paratë, Moisiu i bleu një kostum të Juventusit”, është një pjesë e bisedës.

Dhe, siç thonë hetimet, miqësia mes Habilajt dhe Nizza-s i hapi rrugën biznesit të drogës të Hoxhajt dhe Karafilit në Katania.

Lexo edhe:

OKB: Uria po përkeqësohet në pikat më të nxehta të botës

Intensifikohen sulmet/ SHBA dhe Irani bombardime në Gjirin Persik

“Përgjimet mjedisore, shkruajnë hetuesit, zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të kishte një marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët për blerjen e marijuanës, fillimisht me 30 ose 40 kilogramë.”

Në dokumentet e hetimit zbulohen edhe mosmarrëveshjet për pagesat.

“Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia”, i tha Karafili një burri shqiptar gjatë një prej shumë udhëtimeve të tij në Katania.

Qendra e dialogut, sipas medias italiane, ishte një borxh prej rreth 80 mijë eurosh për një furnizim.

Mes të tjerash, në përgjimet e publikuara nga “Meridionews”, një nga bisedat më interesante të kapura mes njërit prej pjesëtarëve shqiptarë të grupit kriminal si edhe bashkëpunëtorit të tij kolumbian, rinxjerr në skenë zhvillimet e trafikut të drogës në periudhën 2016-2019 në Shqipëri.

“Trafikimi i marijuanës në Shqipëri është i paligjshëm prej tre vitesh, që kur erdhi ajo copë muti… Deri para tre vitesh ishte kështu…10 përqind e merrte shteti”, shpjegoi Karafili në një dialog që daton në vitin 2019. Megjithatë, siç shkruan edhe “Meridionews”, nuk është e qartë se kujt i referohet Indrit Karafili në përgjimet e publikuara.

/Ora News/

Lajme të lidhura

BOTA

OKB: Uria po përkeqësohet në pikat më të nxehta të botës

21:29 : 06/06/2026
BOTA

Intensifikohen sulmet/ SHBA dhe Irani bombardime në Gjirin Persik

21:13 : 06/06/2026
AKTUALITET

Zgjidhet kreu i PD-së në Lushnje

21:00 : 06/06/2026
SPORT

Mbyllet pjesa e parë/ Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”

20:54 : 06/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria nga jugu në veri në protestë, Rama: Histeri dixhitale! Nuk janë më shumë se 8 mijë veta!

20:39 : 06/06/2026
AKTUALITET

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

20:32 : 06/06/2026
Para

GJKKO urdhëron procedim penal ndaj anëtarit të KLGJ, Alban Toro

TË GJITHA

OKB: Uria po përkeqësohet në pikat më të nxehta të botës

21:29 : 06/06/2026

Intensifikohen sulmet/ SHBA dhe Irani bombardime në Gjirin Persik

21:13 : 06/06/2026

Zgjidhet kreu i PD-së në Lushnje

21:00 : 06/06/2026

Mbyllet pjesa e parë/ Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”

20:54 : 06/06/2026

Shqipëria nga jugu në veri në protestë, Rama: Histeri dixhitale! Nuk janë më shumë se 8 mijë veta!

20:39 : 06/06/2026

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

20:32 : 06/06/2026

“Çohu nga kafja”, protestë edhe në Fier kundër Ramës

20:23 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibom