Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka reaguar në lidhje me numrin e ulët të infeksioneve ditore me Covid në vendin tonë.
Kalo shkruan në rrjetet sociale se tashmë ka ardhur koha për hapjen graduale të Shqipërisë.
Në reagimin e tij ai ka përmendur dy momente kryesore të cilat ishin të rrezikshme sa i përket përhapjes së COVID-19, zgjedhjeve e 25 prillit dhe festimi i Bajramit më 13 maj, por megjithatë rastet pozitive nuk u rritën.
Mjeku ndër të tjera thekson se dy faktor që kanë parandaluar rritjen e rasteve pavarësisht dy momenteve të vështira siç i quajti mjeku, janë kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19.
Gjithashtu ai bën thirrje për kujdes të vazhdueshëm nga qytetarët në zbatimin e masave anti-COVID.
Postimi i plotë:
Kohë kovidiane….26.05.2021….Periudha e heshtur, e fshehtë, e inkubacionit të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 për aq sa njihet deri më tash, varion nga 2 në 14 ditë….Kaluam dy momente të cilat favorizojnë përhapjen e këtij infeksioni, zgjedhjet e 25 Prillit si dhe festimin e Bajramit më 13 Maj plus ditët e periudhës së heshtur, të fshehtë, të inkubacionit dhe fatmirësisht nuk po shohim shtim të rasteve të të sëmurëve nga Sars-Cov2/Covid-19, përkundrazi….
A lidhet kjo dukuri me IMUNIZIMIN AKTIV të popullatës nga 1-KALIMI i sëmundjes dhe 2-VAKSINIMI që vijon dita ditës, sigurisht që PO….Çfarë përfundimesh mundet të nxjerim nga çka shtjelluam më lart: 1-koha për një hapje graduale dhe të sigurtë të Shqipërisë ka mbritur, 2-vera si stinë sigurisht që ndikon në uljen e rasteve të Sars-Cov2/Covid-19,
POR të mos harrojmë se kjo stinë bashkëshoqërohet edhe me një rritje të vetë infeksioneve stinore, çka i bën ato të konfondohen me Covid-19, 3-ardhja e turistëve nga vende ku qarkullojnë variante të reja të virusit të Sars-Cov2/Covid-19, e rrit rrezikun e hyrjes së këtyre varianteve në vendin tonë…..
Nisur nga këto a duhet ulur perkujdesi ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, ASPAK….”Armiku më i rrezikshëm mbetet kurdoherë ai që harrohet”….VIJIMËSIA më inteligjente e masave që pakësojnë mundësinë e kontaktimit dhe të përhapjes së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, si MHD (Maskat, Higjena personale dhe ajo kolektive, Distancimi fizik aty ku është e mundshme), nuk duhet nënvlerësuar, por aplikimi i tyre duhet të shihet në raport me realitetin numrit të të infektuarve në popullatë, që ka ardhur në një ulje progresive e të qëndrueshme….Do gëzojmë me siguri një VERË tejet më të qetë dhe shumë më të hapur se vera e 2020-ës…..
Psikologjikisht e kemi shumë të domosdoshme një gjë të tillë, pas atij “dimri të gjatë disa mujor” të mbylljes nga Pandemia e Sars-Cov2/Covid-19…..Ekonomikisht e kemi po ashtu të domosdoshme gjallërimin e Turizmit, si një burim i konsiderueshëm punësimi dhe të ardhurash financiare….Vijimi i vaksinimit nuk duhet nënvlerësuar, përkundrazi….Virusi i Sars-Cov2/Covid-19 mbetet dhe do të mbetet i pranishëm në mesin tonë, por mundësia e përhapjes sa vjen e ulet pikërisht nga kalimi i infeksionit prej një pjese të madhe të popullatës si dhe vaksinimi në vijimësi….
Për vjeshten dhe rreziqet e saja do kemi kohë për të bashkbiseduar…..Kurrë të mos haroni se në çdo kohë,
NE jemi aty në vijën e parë për t’u kujdesur për shëndetin tuaj…..Ju risjell po ashtu në vëmendje se, gjithologët edhe ata do vijojmë t’i kemi të pranishëm në mesin tonë, ndaj kurdoherë të jeni të vëmendshëm për çdo gjë që mbërrin në veshët tuaj….Together forever!!!