Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Bilisht.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kapshticë në banesën e shtetasit Siri Pasholli, ku ka shpërthyer një bombël gazi (e vogël), dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë dy familjarët.
Sipas burimeve nga spitali, ata kanë marrë dëmtime të lehta në duar dhe ndodhen në spital për mjekim.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësja që ka fikur bombulën dhe po kryhen veprimet proceduriale.