Policia e Vorës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikoligjike kundrejt dy të afërmëve të tij.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. S., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy të afërmëve të tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.