Policia e Tiranës ka arrestuar dy vajza, pasi akuzohen se kanë vjedhur disa produkte në një dyqan, në bashkëpunim me njëra- tjetrën.
Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetaset A. Sh., 28 vjeçe dhe J. U., 24 vjeçe pasi në bashkëpunim, kanë vjedhur disa produkte të një dyqani.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.