• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti hetimor/ Mbi 30 ndërtime pa leje në bregdet, ja pse u arrestua shefi i IKMT Himarë

21:12 : 22/05/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës, Renato Hodaj, duket se nuk e ka kuptuar që mënyra se si ai po e ushtronte detyrën ishte në shënjestër të eprorëve të tij në Tiranë, gjithashtu edhe të Policisë së Shtetit, madje edhe të vetë institucionit, në të cilin ai vetë bënte pjesë.

Prej qershorit të vitit 2020 e deri në pasditen e të Premtes së kësaj jave, atij i janë evidentuar të paktën 30 raste, ku ka lejuar në kundërshtim me ligjin, ndërtimin e objekteve pa leje në zonën bregdetare të Borshit e në fshatrat përreth.

Këtë fundjavë, prokurori i Vlorës, Anton Pali, nënshkroi urdhërin e ndalimit për Renato Hodaj dhe disa vartës të tij, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me lejimin e një seri ndërtimesh në zonën, e cila duhet të ishte nën kontrollin e tij.

“Boldnews.al” ka siguruar urdhërin e ndalimit të prokurorit, i zbatuar këtë të Shtunë nga oficerët e Policisë së Vlorës.

Lexo edhe:

No Content Available

Në foto: Urdhëri i ndalimit i prokurorisë Vlorë

Referimet e para për shkelje të mundshme ligjore nga ana e kryeinspektorit Ndërtimor të Himarës janë bërë nga ana e Seksionit Ekonomiko-Financiar të Policisë së Vlorës.

Në dokumentin e prokurorisë lexohet se oficerët e këtij sektori, dispononin informacione në rruge operative, se Hodaj, në bashkëpunim me specialistet e tij, kanë konsumuar në mënyrë të përsëritur aktivitet të kundraligjshëm, duke lejuar që në zonën e bregdetit nga Dhërmiu deri në Borsh të ndërtohen objekte pa lejen e bashkisë Himarë, kryesisht shtesa në kate dhe ndërtime të reja.

Disa prej këtyre objekteve janë evidentuar nga punojësit e Policisë së Bashkisë Himarë dhe për personat përgjegjës janë referuar materialet proceduriale, ku janë bërë edhe fotografimi i objekteve në kohën e konstatimit.

Pasi këto objektë janë evidentuar nga ana e punojësve të policisë, nga ana e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Himarë nuk ishte marrë më parë asnjë masë për konstatimin dhe pezullimin e punimeve, gjë e cila ështe detyrë e tyre parësore.

Po kështu, sipas të dhënave që dispononte policia gjyqësore, kryeinspektori Hodaj dhe vartësit e tij, megjithëse ishin në dijeni të konstatimit nga ana e policisë së këtyre objekteve të ndërtuara pa leje, i kanë lejuar pronarët e tyre të vazhdojnë dhe të përfundojnë ndërtimet, duke mos marrë asnjë masë për të ndërprerë ndërtimin informal.

Sipas prokurorisë, këtë paligjshmëri, kryeinspektori dhe inspektorët në varësi, e realizonin edhe për ata që duan të bëjnë ndërtime të paligjshme, shtesa katesh, tenda apo dhe ndërtime që nga themelet, e që nuk mund të marrin leje ndërtimi në këtë zonë.

Në foto: Pjesë nga dokumenti hetimor

Po ashtu, një kallëzim ndaj kryeinspektorit Ndërtimor në Himarë, Renato Hodaj, ka pasur edhe nga eprorët e tij të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas problematikave të shumta të konstatuara gjatë një inspektimi të kryer pak kohë më parë.

Nga hetimet e zhvilluara deri më tani, Prokuroria e Vlorës konstaton se kryeinspektori dhe vartësit e tij, në kundërshtim  me dispozitat ligjore, nuk kanë mbajtur në mjaft raste asnjë procedurë konstatimi për ndërtimet pa leje.

Në raste të tjera janë mbajtur procesverbale konstatimi për ndërtime të paligjshme vetëm në momentin që ka shkuar në vendngjarje policia gjyqësore.

Po ashtu, sipas dokumentit të Prokurorisë, nuk rezulton në asnjë rast që nga ana e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë, të jetë zbatuar vendimet e prishjes së objekteve, për të cilat ishte marrë më parë vendim prishje.

Në bazë të këtyre shkeljeve të konstatuara, prokurori Anton Pali urdhëroi ndalimin e Renato Hodaj dhe disa vartësve të tij, të cilët tashmë pritet të dalin para gjykatës së Vlorës për t’u njohur me aktet në ngarkim të tyre.

Etiketa: hodaj boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Nuk kanë fund akuzat kundër Jorgjit, Jasir Asani reagon ashpër: Një ordiner nuk mund të tallet me djersën tonë...

TË GJITHA

Deklaratat e Trump për luftën Kosovë-Serbi, Meçollari: Shqipëria të mbështeste presidentin amerikan

21:54 : 01/07/2025

Shërbimet jashtë funksionit në Bashkinë e Tiranës, heshtje për sulmin kibernetik

21:44 : 01/07/2025

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

21:44 : 01/07/2025

Në 2018 u bë portieri më i shtrenjtë në histori, Arsenali firmos me spanjollin

21:33 : 01/07/2025

Trump: Musk nisi sulme sepse ia ndërpremë subvencionet për automjetet elektrike

21:19 : 01/07/2025

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, ndarja nga jeta duhet të provohet në gjykatë

21:16 : 01/07/2025

Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik, UKD: Po investohet!

21:16 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com