Një 32-vjeçar është arrestuar në Fier pasi goditi mjekun në krye të detyrës.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në pavionin e patologjisë në spitalin rajonal të Fierit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut shtetasit E. H., 38 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës'”, njoftoi policia.