• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dyshuar se nxori në pritë viktimën në Shkodër, ç’ndodhi dje në gjyqin e 15 vjeçarit

10:32 : 21/05/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 15-vjeçarin Ergys Malja, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Endri Mustafa.

Në seancën për masën e sigurisë, 15-vjeçari nuk ka pranuar që të japë asnjë deklaratë përpara Gjykatës, ndryshe nga Policia, ku ai dha dëshminë e tij. Avokati mbrojtës, për shkak të moshës së tij, kërkoi një masë më lehtësuese, ndërsa prokurori Gëzim Spahiu kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, të cilën e dha Gjykata. Seanca për masën e sigurisë ka zgjatur pak minuta, ndërsa në mjediset e jashtme të Gjykatës kishte forca të shtuara sigurie.

Pas deklaratës së 15-vjeçarit, Policia e Shkodrës shpalli në kërkim shtetasin Ibrahim Lici, por babai i këtij të fundit ka mohuar se djali i tij është autor i kësaj vrasjeje dhe këtë sipas babait, e vërtetojnë kamerat e sigurisë, duke pretenduar se Ibrahim Lici natën e vrasjes ka qenë në një vend tjetër dhe se është i filmuar nga kamerat. Edhe bashkëshortja e Endri Mustafës, Ingrid Mustafa, deklaroi se Ibrahim Lici, sipas saj, nuk është autori i vrasjes dhe se kjo vrasje, sipas bashkëshortes, nuk ka lidhje as me fisin Bajri, ndërsa i bëri apel Policisë që ta zbardhë këtë ngjarje të rëndë.

I arrestuari i dytë

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” edhe për shtetasin Edison Arrazi.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Ky shtetas gjatë seancës për masën e sigurisë nuk është pyetur fare lidhur me vrasjen e shtetasit Endri Mustafa, por vetëm për sasinë e drogës, e llojit kanabis sativa, prej 200 gramësh, që u gjet në një ndërtesë të vjetër në zonën e “Zukth-Kashtave”, në Shkodër, larg banesës së tij. Fillimisht në njoftimin e Policisë thuhej se 26-vjeçari është arrestuar si person që ka dijeni për vrasjen, por në procesverbalin e Policisë të arrestimit të tij, e vetmja akuzë ndaj tij është ajo për sasinë e kanabisit prej 200 gramësh.

Për drogën Arrazi ka mohuar se ka lidhje për shkak se nuk është gjetur në banesën e tij, siç u tha herën e parë, por në një godinë të braktisur në “Zukth-Kashta” që është larg nga shtëpia e Edison Arrazit. Pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata e Shkallës së Parë dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për 26- vjeçarin.

Policia

Sipas Policisë, Ibrahim Lici është i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”. “Më datë 17.05.2021, ora 19:00, u kap në flagrancë shtetasi Ergys Malja, i ditëlindjes 10.02.2006, banues në lagjen ‘Guerile’, Shkodër, me arsim 9 klasë.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim’, sepse në bashkëpunim me shtetasin Ibrahim Lici, i ditëlindjes 08.09.1993, banues në lagjen ‘Guerile’, Shkodër, me arsim 9 klasë, më datë 15.05.2021, rreth orës 21:30, në vendin e quajtur Livadhe, në lagjen ‘Guerile’, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Endri Mustafa, i ditëlindjes 30.06.1989, banues në lagjen ‘Guerile’, me arsim 12 klasë.

Ky shtetas, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit tip pistoletë ‘Beretta’ me nr. PE12469, ka gjetur vdekjen në vend. Trupi i shtetasit Endri Mustafa është gjetur pas kërkimeve në datën 17.05.2021 në vendin e quajtur ‘Livadhe’ në Shkodër. Shtetasi Ibrahim Lici u shpall në kërkim për veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Në funksion të kësaj ngjarjeje është arrestuar në flagrancë shtetasi Edison Arrazi, i ditëlindjes 28.09.1995, banues në lagjen ‘Salo Halili’ në Shkodër, me arsim 9 klasë, sepse këtij shtetasi gjatë një kontrolli iu gjetën një sasi rreth 200 gramë lëndë narkotike hashash”, thuhet në raportin e Policisë së Shkodrës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet giriş