• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Brdaric: E kemi analizuar Partizanin, në Tiranë shkojmë për fitore

16:10 : 20/05/2021
në SPORT

Vllaznia është gati për përballjen me Partizanin. Kuqeblutë do të luajnë ndaj “Demave” kryesues nesër në “Air Albania” (17:00). Ekipi shkodran do tentojë tre pikët për të vijuar të mbajë gjallë ëndrrën titull. Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric foli për mediat rreth ndeshjes së radhës dhe situatës së ekipit të tij.

“Një ndeshje e rëndësishme, si të gjithë ndeshjet e tjera. Objektivi ynë janë tre pikët. Jemi të bindur dhe besim plotë në këtë situatë. Nuk kemi asgjë për të humbur, duam të fitojmë këtë ndeshje. E kemi fituar kampionatin tonë, pasi kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë. Nesër do të shkojmë për fitore ndaj Partizanit.

Skuadra? Unë e vlerësoj ekipin në disa aspekte. Bëjmë një punë profesionale për të marrë atë që duam dhe për të qenë të suksesshëm. Është një garë, nesër luajmë ndeshjen e 35-të. Kemi investuar shumë, jemi të kënaqur me pozicionin që kemi. Duhet ta kemi të qartë që nesër na pret një betejë e madhe dhe e vështirë, por duhet ta vazhdojmë këtë rrugëtim të mirë. Ekipi im ka mësuar shumë nga ky sezon.

Partizani? Nesër do të përballen dy ekipe që kanë nga 62 dhe 60 pikë. Kjo është diçka e veçantë. Të dy ekipet janë të forta, ka rëndësi të madhe të shfrytëzosh potencialin tënd. Do të jetë një duel i balancuar, kush do e meritojë dhe do të ketë më tepër fat, do të marrë tre pikët. Ekipi im është i përgatitur mirë, e dimë se si duhet të luajmë nesër. Jemi në formën më të mirë dhe mendoj se do të shkojmë për më të mirën.

Partizani ndodhet në krye, janë ekip i fortë, e dimë. Nesër do të jetë një ndeshje e hapur. Duhet të guxojmë dhe të punojmë shumë, në mënyrë që t’i surprizojmë të gjithë duke fituar ndeshjen. E kemi analizuar Partizanin në ndeshjet e fundit. Ata e meritojnë kryesimin, kanë lojtarë të mirë dhe me eksperiencë, trajnerin e kanë me goxha eksperiencë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

E njëjta situatë është edhe te Vllaznia, nuk mbetemi mbrapa për sezonin që kemi bërë. Uroj ta shijojmë këtë ndeshje me një rezultat pozitiv, por na duhet edhe fat. Asnjë humbje me Partizanin këtë sezon? Po, ky është një avantazh për ne, por nesër do jetë një ndeshje tjetër.

Duhet të shprehim aftësitë tona, të luajmë me stilin tonë dhe t’ia bëjmë të vështirë Partizanit. Kemi shanset tona për të fituar, kështu që le të tregojmë fytyrën tonë më të mirë dhe të përballim forcat me ta.

Imami luajti shumë mirë në ndeshjen e fundit. Ai ka vuajtur, pasi ka qëndruar në pankinë ndeshjet e fundit. Nuk ka qenë e thjeshtë as për mua të ul në stol një lojtar me eksperiencë. Ka raste kur nuk i shpjegon dot vendimet në futboll, nuk mund të luajnë 22 futbollistë në fushë. Ka qëndruar pozitiv, ka punuar mirë. Sigurisht që është trishtuar disi, por ka reaguar në mënyrën më të mirë. Kam besim tek ai, do luajë mirë në vendin e Isaevskit.  

Titulli mbyllet nesër? Nuk më takon mua, pas ndeshjes mund të vlerësojmë më mirë situatën. Ta lëmë surprizë. Kemi kaluar shumë sfida këtë sezon, le ta shijojmë ndeshjen nesër. E kemi merituar këtë pozicion ku jemi dhe le të luftojmë deri në momentin e fundit.

Analiza e gjithë sezonit kërkon më shumë se një konferencë të shkurtër. E kemi nisur nga zero në verë, grumbulluam shumë lojtarë dhe sot jemi këtu. Kemi bërë një sezon të mirë, kemi punuar mirë me të gjithë lojtarët. Unë jam përgjegjës, por të gjithë në këtë klub kanë bërë një punë madhështore. Le të presim edhe pak që t’u jap përmbajtjen e duhur, për të parë se çfarë kemi arritur“, përfundoi Brdaric.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025
BOTA

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025
SHOW BIZ

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025
Para

Barack Obama: UFO-t dhe alienët ekzistojnë dhe faktet duhet të merren seriozisht

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com