Policia e Rinasit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të hedhur në tokë pranë rrethimit të aeroportit të Rinasit.
Mësohet se pistoleta ishte e pajisur me fishekë, krehër dhe numër të rregullt serie.
Arma e zjarrit është sekuestruar nga ana e policisë dhe është dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse rezulton e regjistruar apo nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.