Më 17 Maj një aksident i rëndë ndodhi në rrugën “Sulejman Delvina” ku një i ri ndërroi jetë.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën 33-vjeçari Redi Karreci. Nga një video e publikuar në ABC duket se automjeti me të cilën udhëtonte viktima ishte me një shpejtësi tej normave të lejuar.
Përplasja e rëndë ndodhi në fillim të rrugës “Sulejman Delvina”, shumë pranë shkollës “Vasil Shanto” rreth orës 01:30.