Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sot me zë dhe figurë, sesi merret përgjigja e tamponit për Covid 19, pa e bërë fare testin. Një zotëri i drejtohet klinikës private “Intermedica”, duke kërkuar një test për Covid, pasi i duhej të udhëtonte drejt Gjermanisë me avion.
Sekseri e drejton personin në fjalë në klinikën e Intermedica-s në Fushë-Krujë. Pas disa bisedash i interesuari arrin të marrë përgjigjen e testit të tamponit për Covid-19 për të udhëtuar, edhe pse mund të ishte i infektuar e të kthehej në rrezik për të gjithë pasagjerët e tjerë.
Sekseri: Alo!
Klienti: Rxx ça bone shok? Si kalove?
Sekseri : Si ia çove ti?
Klienti: Pashë Zotin si me ia bo re, kam me u nis për Gjermani e më duhet një tampon, se s’bën, or ti!
Sekseri: Po s’e di për Zotin!
Klienti: Se s’më lë agjencia.
Sekseri: Veç me e bo privat.
Klienti: Ku të jetë or burrë, veç kam hall me mbaru punë. A je tu kuptu shokun tënd, se më duhet për sonte?
Sekseri: Kur je për të ik?
Klienti: Sonte.
Sekseri: Sonte?
Klienti: Po!
Sekseri: Ore ti nuk po të njoh. Kush je ti?
Klienti: Për Zotin ma ka dhënë Gxxx, ma ka dhënë numrin, or burrë tash, unë jam tu ik.
Sekseri: Kush?
Klienti: Gëzimi, një shok i jemi, ma ka dhënë numrin, që të njoh unë jam prej…
Sekseri: Kush the?
Klienti: Një shok, një shok i jemi po them, unë jam prej Laçi. A më kupton? Ai më tha “mere në telefon këtë numër, se ndoshta të ndihmon tha të kryen punë”, a më kupton?
Sekseri: Oh po prit pa të pyes në telefon, a e kanë mbyll ata, prit një sekondë, se të flas, aty në Fushë- Krujë ke me shkuar, me e bo!
Klienti: Po mirë hajt njëherë, se e kam shumë urgjent aman!
Sekseri: Hë për kur, ça ore të duhet?
Klienti: Po sonte nga ora 8 e gjysmë e kam avionin, 8 e gjysmë duhet me qenë në aeroport, or ti!
Sekseri: Mirë pra do shkosh Fushë– Krujë, ke për ta marrë!
Klienti: Po mirë!
Sekseri : Ta bëjnë ata në privat, po më ço të dhënat me whatsapp e të them unë orën, kur ke me shkuar me e marr mbrapa!
Klienti: Në rregull!
Sekseri: 85 mijë Lekë bënte.
Klienti: Sa bon?
Sekseri: 85 është privat.
Klienti: 85 m’rregull!
Sekseri: 85!
Klienti: Po pra 8, 5 otto-cinque.
Sekseri: Po, më ço të dhënat ti mu, ose tash të jap numrin e asaj gocës.
Klienti: Më jep numrin t’ia çoj unë në whatsapp direkt!
Sekseri: Çoja, jam shoku i Rxxx thoj asaj!
Klienti: Po mirë!
Sekseri: Vetëm se do vesh vetë, do e takosh, do e marrësh atë!
Klienti: Në rregull, në rregull!
Sekseri: Hajde!
Pas kwsaj telefonate sekseri shkon tek klinika Intermedisa për të marrë përgjigjen e testit pa e bërë tamponin fare.
Klienti: Si kalove?
Klinika Intermedika: Mirë!
Klienti: Për një tampon!
Klinika Intermedika: Si e ke emrin?
Klienti: Unë Gxxxxxx, Gxxxxxx, unë jo shoku im, po..
Klinika Intermedika: Po, Gxxxxxxx kush?
Klienti: Për Zotin Gxxxxxx, kush dreqin ia ka mbiemrin, e ka ndru, është martu nja tri herë, po sikur ta marr ktu?
Klinika Intermedika: S’ka dalë këtu, kur e ke bo ti këtë, në mëngjes?
Klienti: Në 7 e gjysmë i ka thënë ajo.
Klinika Intermedik: Ah ti je ai?
Klienti: Poo!
Klinika Intermedika: Po jo nuk ka dalë, nga ora 7, 7 e gjys, se e keni bo mbrapa ju atë.
Klienti: Po pra, ka ardhur pak me vonesë.
Klinika Intermedika: Jo me dorën e parë, që shkojnë në laborator. Ti s’e ke bo pagesën, hë?
Klienti: Jo, m’i ka dhënë do lekë se sa, ka gjet një gabele e ka marr, s’e di nga ka gjet një gabele, e ka martu.
Klinika Intermedika: 85 (merr lekët)
Klienti: 85!
Klinika Intermedika: Në rregull!
Klienti: A të pres pra diku këtu unë?
Klinika Intermedika: Ok!
Klienti: Se është në Rinas ai, a më kupton? Do Zoti mos vonohet pas orës 7 e gjysmë. A e kupton shokun tënd?
Klinika Intermedika: Që ka ora 7 e 20-të.
Klienti – Hë?
Klinika Intermedika: Nuk është puna, se është në dorë e ka, kur të mbaroj laboratori procesin.
Klienti – Po mirë, hë mirë, po ai u kujtuar vonë, o burrë!
Klinika Intermedika – Është vonë ajo, se kjo do 24 orë e kanë çuar urgjencë këtë kështu, sikur është shumë sëmurë.
Klienti: E kuptoj! Veç për Zotin a janë të sigurta, se po ia çoj. Me bo, me e kthyer e fikën dreqin.
Klinika Intermedika: S’ka shanse o burrë krejt, që i kanë bo, krejt për jashtë janë.
Klienti: Po mirë!
Klinika Intermedika: Jo mor burrë, s’i bëj unë ashtu, merret vesh.
Klienti: Mirë, mirë s’i dihet. Kot po pyesja.
Klinika Intermedika:- Po s’bohet.
Klienti: Po njohin çuna sa të duash, dunë me ik mër burrë, këtu janë pa punë.
Klinika Intermedika: Mirë, po nuk bëhen, se janë me barcod.
Klienti: Ah, e kontrollojnë.
Klinika Intermedika: Fut barkodin aty, del në sistem, të thotë kthehu mbrapsht, shnet! Jam me këtë Gzzzzz, si e ka emrin. Në 7 e gjysmë i ke thënë, hë? Ja t’i marr edhe njëherë ata te laboratori.
Klinika Intermedika: Sa më shpejt, në qoftë se ke mundësi! Faleminderit, ciao!
Duke qenë se koha nuk premtonte për përgjigjen e laboratorit, përgjigja klientit mund t’i nisej me whatsapp.
Klinika Intermedika: Ka dalë thotë si përgjigje dhe sa ta skanojmë, ta firmos ajo.
Klienti: Aman, ça tha ajo në orën 8?
Klinika Intermedika: Maksimumi deri në 8 thotë.
Klinika Intermedika: Ja, se e nxjerr tashi. Në ça ore e ka avionin?
Klienti: Në 8 e gjysmë, or burrë.
Klinika Intermedika: Ouuu…!
Klienti: Në 8 e gjysmw, or burrë, unë e porosita.
Klinika Intermedika: Ça thuA or ti? Pse kaq vonë ju?
Klienti: Ai ka fol në telefon, se s’di gjë, or burrë!
Klinika Intermedika: Ja se i them asaj, flasim vetë me të, oh ju e paskeni kwshtu re…
Klienti: Jo re, e ka në 8 e gjysmë o burrë, pisk o burrë puna, iku burri i huaj, iku janë ta kthyer mbrapsht, po…
Klinika Intermedica: Nuk e kthejnë o jo, nuk ashtu jo, se ia çojmë dhe me foto në whatsapp direkt, sikur më e keqja.
Klienti: S’ka ku e skanon mo burrë, mo!
Klinika Intermedika: Jo, jo s’ka nevojë, se ia jap atyre aty më e keqja, nuk ka për të ngel pa ik. Mos ki merak, se sikur të dali…
Klienti: Mundohu ta marr në dorë, o burrë pashë Zotin!
Klinika Intermedika: Po në dorë po e po, po them.
Klienti: Kush dreqin merret me të?!
Klinika Intermedika: Hajt, se nuk vonoj, se fola unë.
Klienti: (Flet në telefon) Vetë ke fol me atë ishallah kalon, po s’kalove…
Klinika Intermedika: Jo mo jo, se kalon thuj, se vjen tashi.
Klienti: (Flet në telefon) Hajt, se vjen tashi.
Klinika Intermedika: O shok, më shpejt nuk kishte shanc me u bo.
Klienti: Hajde, o burrë!
Klinika Intermedika: Çoja me foto, që ta kenë ata njëherë ik mos u vono!
Klienti: Hajde të rujt Zoti!
Klinika Intermedika: Ciao!
/Tv Klan/