Mustafa Liçi, babai i të shpallurit në kërkim për ekzekutimin e 32-vjeçarit Endri Mustafa, ka mohuar përfshirjen e djalit të tij, Ibrahim Lici, në krim.
Mustafa Lici thotë se kamerat mund ta vërtetojnë se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Ai ka thënë se e kishte fqinj prej vitesh Endri Mustafën dhe se 15-vjeçari i arrestuar nga policia si bashkëpuntor i krimit, Ergys Malja punon për Astmer Bilanin dhe grupin Bajri, pjesë e të cilëve ishte dhe viktima Mustafa.
“I mituri ka marrë përsipër të deklarojë një bashkëpunim sikur ka kryer një krim me Ibrahim Licin. Por Ibrahim Lici dhe familja jonë qëndron e mbrojtur nga këta kriminelë duke jetuar nën kamera kudo që rrinë, kudo që hanë, kudo që pinë. Ky është një bllof i përgatitur nga policia për të cilin mendoj se do ta realizojë duke i dhënë prioritet një fëmije, duke gënjyer një fëmijë dhe duke i thënë që ti do të kesh mbrojtjen tonë dhe do të ikësh jashtë dhe merr edhe këto pare. Por është një blof që do dështojë”, thotë babai i Liçit.
Edhe bashkëshortja e 32-vjeçarit të ekzekutuar ka pohuar se nuk kanë pasur asnjëherë probleme me familjen Liçi. Përkundrazi ajo ka pranuar se djali i saj ka qenë shok me Ibrahim Liçin dhe se është shumë e sigurt që i dyshuari Liçi nuk ka lidhje me ngjarjen.
Reagimi i Mustafa Licit
“Bashkepunetori i krimit qe eshte i mitur eshte punetor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kane thene qe te thote se krimin gjoja e kane kryer me Ibrahim Lici. Ne jetojme te mbrojtur nga kamerat. Eshte skenar i pergatitur nga policia por eshte nje bllof i radhes qe do deshtoje.
Me daten 17 ky drejtor policie ka hequr nga kerkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prap. Ky eshte i njejti krim si tek Ferracaku dhe vellai i te miturit ka folur edhe atehere duke thene se vrasjen e kane bere Ibrahimi Lici por ne jetojme me kamera. Kjo eshte nje flluske. Keto sherbetoret punojne pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punetor te Bajrave. Familja e di shume mire se kush ia ka vrare djalin dhe kush e ka nxjerr jashte me telefonate. Krimi eshte sofistikuar ne ate menyre sa jetojme ne epoken e horave dhe vagabondave ndersa kane mbeshtetjen e policise se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.
Ne kemi arme shume te fuqishme para policise pasi kemi kamera ku jetojme dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni per baze kete shpifje. Eshte fatkqesi qe jetojme ne epoken e krimit dhe te horave por nuk kemi çfare te bejme. Flluskat e sapunit do bien shume shpejt poshte ashtu siç kane rene te tjerat vrasje qe i kane ngarkuar. Rrjedhin keto kriminel dhe eshte e habitshme si jane bashkuar gjithe bashke.
Gjyshet dhe katragjyshet keto familje i kane patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata ne gjithe fenomenet. Une kam qene tek familja e viktimes per tu pjekur, u perqafova me nenen e tij, dajat, xhaxhallaret dhe ata me thane se e dime se kush na e beri dhe jane te gatshem te tregojme se çfare marredheniesh kane me familjen tone. Kjo eshte bere vetem nga frika e vdekjes, kane futur nje te mitur duke e paguar per te denuar nje tjeter por kjo nuk ka si te ndodh.