• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfehet “monstra” e Durrësit, 84-vjeçari që vrau 18 vjeçaren Aishe Vata

23:03 : 06/12/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Katër vite nga vrasja makabre në Durrës e 18-vjeçares Aishe Vata, e cila ishte dhe në muajin e 3 të shtatzënisë, autori i krimit, Shaban Norja, i cilësuar si “Monstra e Durrësit” rrëfen peshën e madhe të dhimbjes dhe pendesës për ngjarjen.

Në një intervistë në “NEWS 24” për emisionin ‘Studio e Hapur’, 84-vjeçari, i cili është dënuar me 25 vite heqje lirie pohon se ishte vet Aishja ajo që e luti ta vriste, pasi nuk pranonte që të abortonte. Madje, i moshuari, preket teksa flet se vajzën e donte shumë. Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi në 9 tetor në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ndërsa vrasja u zbulua në 11 tetor. 18-vjeçarja kishte mbi dy ditë që nuk shkonte në shtëpi dhe për këtë arsye familjarët njoftuan policinë. Ditën e tretë të zhdukjes së saj, policia gjeti rreth 500 metra larg banesës së Shaban Norjas trupin e 18-vjeçares të cilës i ishte prerë kokën. Pak ditë më pas u arrestua i moshuari, i cili në polici tregoi edhe vendndodhjen e kokës. Ai pranoi në këtë mënyrë vrasjen dhe historinë që kishte me viktimën. Prokuroria në sallën e gjyqit mes provave të shumta paraqiti edhe analizat e AND-së që vërtetonin se ishte pikërisht 80-vjeçari (kur kreu krimin) që ishte babai i foshjes së palindur. Sipas prokurorit, vrasja u planifikua nga autori për 3 javë me rradhë. Gjykata e Durrësit e dënoi të moshuarin me burgim të përjetshëm por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim iu konvertua në 25 vite heqje lirie.

INTERVISTA
Ju jeni dënuar nga drejtësia shqiptare 4 vite më parë për vrasjen e një vajze të re..Jeni penduar për këtë gjë?
Si nuk jam penduar! Kur e kam vrarë kam thënë çfarë bëra unë. Si ma mbushi mendjen ajo mua ‘më vrit ti mua që të shkoj në xhehenet’. Jam çuditur. Tre netë dhe tre ditë ajo më ka marrë mua mbi 18 herë në telefon. S’kam fjetur gjumë fare.

A kishit ju një lidhje me Aishen?
Po.

Sa kishit?
Gjatë 3 muajsh apo 4 muaj.

Lexo edhe:

Vllaznia e vajzave drejt një tjetër titulli kampion, i bashkohet Partizanit në finale

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

Ku takoheshit?
Tek baçja ime. E kisha baçen e madhe.

Është folur në atë kohë që Aishja ishte shtatzënë?
Po po ishte shtatzënë. Ishte 3 muajshe.

Ishit ju baba i fëmijës?
Po pra. Nuk pranonte që të abortonte fëmijën për arsye se thoshte ‘nuk e vret nëna fëmijën’.

Ju ia kërkuat që të abortonte?
Po pra. Doja ta zhdukja këtë punë. Nuk pranonte kurrë.

Pse ia kërkuat? Nuk donit që të vazhdonte lidhja?
Nuk doja unë. Më vinte zor. Biles doja që ta ndërprisja lidhjen.

Kush kërkoi ta ndërpriste lidhjen?
Unë kërkova që ta ndërprisnin lidhjen.

Dhe çfarë ndodhi në këto momente?
Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo thoshte nuk e abortojë fëmijën. Këmbëngulte ‘nëna nuk aborton fëmijën’.

Ju donit që ta hiqnit?
Doja që ta hiqte, pasi dhe ajo mos të bëhej me fjalë. Biles ajo mos të bëhej me fjalë. Ajo nuk pranoj që të abortonte.

Të kërkonte që të martoheshit?
Jo asnjëherë.

Thjesht refuzoi të abortonte fëmijën…
Po ashtu.

Dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi…
Ndodhi ajo që ndodhi.

E doja Aishen?
Sigurisht. Të them jo do të rrej. E doja kaq shumë sa nuk e ke idenë. Ndaj i thosha, që ‘më mirë abortojmë fëmijën dhe vazhdojmë’. Këmbënguli: “o më vrit o s’ka”.

A ka pasur grindje mes jush?
Asnjëherë nuk kemi pasur debat. Ndaj dhe më vjen keq. Ajo vinte duke qeshur dhe duke folur tek unë.

Ju ishit i ndërgjegjshëm? Pasi ishit burrë në moshë dhe ajo një vajzë e re…
Të thash pra, ai ishte gabim, ishte i imi. Kjo që ka ndodh iku tani, mua më vjen keq. Dhe për nënën e saj. (Qan) Kur e vret tjetrin duhet të revoltohesh. Por unë jo. Ndaj më vjen keq. Më vjen shumë keq biles. (Qan).

Vinë fëmijët t’jua takojnë në burg?
Po.

S’ju kanë mbajtur mëri për ngjarjen?
Jo jo. Jo vetëm fëmijët e mi, por dhe lagja më ka ardhur të më takojë. Edhe njerëz që kam pasur muhabet. Nuk e di se pse e bëra. Nuk kam rrahur as një fëmijë. Një kalama nuk kam rrahur. Gjeta dy fëmijë duke marrë hurma, dhe ata u frikësuan se do i rrija. Unë i mora dhe i këshillova që kur të piqen do ju jap nga një arkë.

Sherre me ju ka pasur?
Asnjëherë.

Edhe kur ajo nuk refuzonte të abortonte?
Asnjëherë. Unë doja ta bindja jo që të kishte grindje. Por nguli këmbë dhe thoshte ‘Nuk e vret nëna fëmijën. Më vrafsh ti mua. Po të më vrasë baba do shkoj në xhehenem, po të më vrasësh ti do shkoj në xhenet./BW

Lajme të lidhura

SPORT

Vllaznia e vajzave drejt një tjetër titulli kampion, i bashkohet Partizanit në finale

19:01 : 14/05/2025
SHOW BIZ

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

18:55 : 14/05/2025
BOTA

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

18:50 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha ndan videon: Votat që ishin të pavlefshme, i numërojnë si të vlefshme për PS-në

18:43 : 14/05/2025
SPORT

Zvicër-Kosovë, FFK zbulon ku do të luhet ndeshja dhe kur nis blerja e biletave

18:42 : 14/05/2025
BOTA

Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Bourla duhet të bëhen publike

18:25 : 14/05/2025
Para

Liga e Kampionëve, Barcelona dhe Arsenali fitojnë thellë, rezultatet përfundimtare

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Vllaznia e vajzave drejt një tjetër titulli kampion, i bashkohet Partizanit në finale

19:01 : 14/05/2025

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

18:55 : 14/05/2025

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

18:50 : 14/05/2025

Berisha ndan videon: Votat që ishin të pavlefshme, i numërojnë si të vlefshme për PS-në

18:43 : 14/05/2025

Zvicër-Kosovë, FFK zbulon ku do të luhet ndeshja dhe kur nis blerja e biletave

18:42 : 14/05/2025

Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Bourla duhet të bëhen publike

18:25 : 14/05/2025

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:22 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com