Avokati Altin Goxhaj, Përfaqësues i Lëvizjes Shqiptaro-Amerikane kundër Oligarkisë Sorosiane i është përgjigjur Lisen Bashkurtit, për të cilin thotë se shpif për llogari të të Soros.
Në një status të gjatë, Goxhaj thotë se Bashkurti është ish-sekretar i rinisë komuniste të Shqipërisë në 1990 po sulmon Lëvizjen Shqiptaro-Amerikane kundër Oligarkisë Sorosiane duke e etiketuar atë si një Lëvizje AntiSemite (anti-hebrenjve).
Goxhaj sqaron se Levizja Anti-Soros jo vetëm që nuk është një Levizje AntiSemite, por në radhë të parë ështe një Lëvizje kundër Sorosismit. Sipas tij, mediat izraelite pa dallim, e kanë shpallur George Sorosin si Armikun Publik nr 1 të Izraelit dhe semitizmit. Ai përmend disa emra që sipas tij janë ata që mbështesin anti-semitizmin në Shqipëri duke futur mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama. Goxhaj thotë se vota kundër Izraelit një vit më parë u diktua nga vetë George Soros.
DEKLARATA E GOXHAJ
Nga Levizja Kunder Oligarkise Sorosjane – Albania KOSA
SOROS SULMON ME SHPIFJE LEVIZJEN ANTI-SOROS VETEM 3 DITE NGA KRIJIMI I SAJ!
Per llogari te Soros, Lisen Bashkurti, (IshSekretari i Rinise Komuniste te Shqiperise ne 1990) sulmon Levizjen AntiSoros duke shpifur ndaj saj pikerisht te kunderten!!! Ne do ti pergjigjemi publikisht dhe nderkombetarisht per akuzen mashtruese se Levizja jone eshte AntiSemite, perkundrazi! Soros eshte shpallur nga Izraeli si Armik Publik!
Nje nder kriptosorosistet e Shqiperise, ish-shefi i organizates se rinise komuniste te Shqiperise ne 1990 (KQRPSH), Lisen Bashkurti, ish Shefi i Kryetarit te Soros Remzi Lani ne 1990, sot bashkepunetori i tij i ngushte, i sponsorizuar nga Soros, sot ka ndermarre nje sulm zyrtar ndaj Levizjes Shqiptaro-Amerikane Kunder Oligarkise Sorosiane e cila sapo eshte krijuar, duke e etiketuar ate si nje Levizje AntiSemite! Sqaroj zyrtarisht ne emer te kesaj Levizje, si bashkethemelues dhe perfaqesues i saj, se Levizja Anti-Soros jo vetem qe nuk eshte nje Levizje AntiSemite, por ne rradhe te pare eshte nje Levizje kunder Sorosismit (Sorosizmi mund te konsiderohet si shkalla me e larte e AntiSemitizmit sipa perkufizimeve te vete medias izraelite)!
Levizja jone ka sqaruar paraprakisht dhe publikisht (ekziston i plote online ky prezantim ne format video) qe Levizja distancohet qarte nga cdo forme e antisemitizmit dhe ksenofobise dhe nje nder objektivat e saj eshte te informoje publikun e gjere qe Soros dhe rrjeti i mafioz sa c’eshte armiku yne eshte edhe i cdo shteti komb e aq me shume edhe armik i Izraelit!
Kujtojme se mediat izraelite pa dallim, e kane shpallur George Sorosin si Armikun Publik nr 1 te Izraelit dhe semitizmit, per asye te subversioneve dhe strategjive te tij spekulative dhe kunder demokracise dhe identiteteve kombetare. Sepse Djallin Soros askush se do!
Kujtojme se nje nder faktet me te rendesishme qe ka denoncuar zyrtarisht ne 21 nentor 2016 Levizja jone Anti-Soros eshte vota e Shqiperise kunder Izraelit 1 vit me pare si nje akt i urdheruar nga George Soros dhe i zbatuar nga Edi Rama! Kujtojme se te gjithe organizatoret e te vetmes proteste antisemite ne Shqiperi kunder Izraelit ne 2011 (kur erdhi Ministri i Jashtem Izraelit Z. Liberman per te kerkuar voten e Shqiperise pro Izraelit) sot ushqehen pa fund nga Soros, Erion Veliaj dhe Rezmi Lani, miku i ngushte dhe sponsori i Lisen Bashkurtit!
Kujtojme se Lisen Bashkurti do te marre pergjigjen e merituar publike mbi shpifjen e tij te sponsorizuar nga Fondacioni Soros dhe miku i tij Remzi Lani! Ai po perdoret me qellim qe akuza e tij te perkthehet ne sa me shume gjuhe dhe te shperndahet nderkombetarisht si te jete e vertete SuperGenjeshtra me e madhe, sic eshte dhe zakoni 24-vjecar i Sorosit ne Shqiperi.
Komunistet nuk ndryshojne! As spiuni i Sigurimit te Shtetit Remzi Lani si Kryeredaktor i Zerit te Rinise ne kohen qe Lisen Bashkurti ishte Sekretar i Rinise Komuniste kur ne dolen ne 8 Dhjetor 1990 te rrezonim Oligarkine Komuniste ashtu sic sapo kemi filluar levizjen per te rrezuar Oligarkine Sorosiane!!!
Gjths sulmi i shemtuar i klysheve te Soros ne Shqiperi tregon forcen dhe friken qe ka shkaktuar Levizja jone dhe pavaresisht censures mediatike sorosiane qe do te ushtrohet edhe ndaj kesaj deklarate, ju sigurojme qe ky pergenjeshtrim do te perkthehet po ne aq gjuhe dhe do te dergohet edhe ne aq adresa sa Soros do te shperndaje kete shpifje me instrumentat e veta mediatike dhe te PR!
Me respekt
Avokati Altin Goxhaj
Perfaqesues i Levizja Shqiptaro-Amerikane kunder Oligarkise Sorosiane