Qeveria shqiptare ka zhvilluar një aktivitet të posaçëm, sot në orën 11:00, ku në fokus diskutimi, ishin aktivitetet e paligjshme, ndërtimet pa leje, prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore të rëndësishme për Shqipërinë sot.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, mbajti një fjalim, i cili ishte shumë i ashpër me paralajmërimin e tij për të gjithë ata që do të prekin territorin e Shqipërisë me ndërtime pa leje apo abuzime.
Çuçi, paralajmëroi se ndërtuesit pa leje do të dënohen deri në 15 vite burg.
“Ende nuk kemi bërë aq sa duhet për sa i takon koordinimi të të gjitha struklturave. Ende punojmë si ishujt të pavarur të pakoordinuar me strukturat e policisë. Mendoj që Ka ardhur koha që policia duhet konsuideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territorin. Përgjegjësi mbi ccdo vepër penale duhet ta ketë dhe do ta ketë edhe në realitet tashmë Policia e Shtetit, e cila duhet të kontrollojë ccdo centimetër katror në territorin e Shqipërisë. Duhet të ketë grupe të përbashkëta me punonjësin që ka në ngarkim territorin me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e pyjeve apo inspektorin e mbrojtjes së territorit. Dua t’i kujtoj të gjithë ata dhunues se do të përballen me forcen e ligjit, ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Sado i pasur të jetë nuk do të tolerohet më dhunë mbi territorin e Republikës së Shqipërisë”,- shprehet Çuçi.