Një 27-vjeçar u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ndërsa humbi jetën si pasojë e plagëve në spital.
Viktima u identifikua si Mehmet Qema, 27 vjeç, nga Hasi. Nga raportimet mësohet se ai është qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë.
Krimi ndodhi në rrugën “5 Maji” rreth orës 23:15.
Policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa kanë nisur hetimet.