• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Mustafa Nano: Biseda e fundit me Andrea Stefanin kur kritikova Ramën dhe ‘takimi’ në spital

12:43 : 05/12/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Analisti Mustafa Nano i ka kushtuar një shkrim kolegut të tij Andrea Stefani, i cili ndërroi jetë të shtunën si pasojë e një sëmundje të rëndë. Nano, analist i një kahu me Andrean sjell në vëmendje momentet kur e ka marrë vesh lajmin për sëmundjen e tij, tregon se nuk ka mundur t’i thotë dy fjalë kur e ka parë në spital, por edhe bisedën e fundit me të në telefon, pasi kritikonte kryeministrin Rama në një intervistë.

“Që Andrea ishte sëmurë rëndë, këtë e kisha marrë vesh prej muajsh. Fillimisht ma kish thënë Ilir Yzeiri, që ka qenë, në dijeninë time, më i afërti mik i Andreas në këto vitet e fundit. Më pas, ma tha vetë Andrea në një bisedë telefonike që patëm. Ne i kishim të rralla bisedat telefonike. Takimet, gjithashtu. Nuk frekuentoheshim, siç thuhet në raste të tilla. Por kur takoheshim rastësisht, rrinim gjatë e flisnim për shqetësimet tona publike. Gjithnjë për ato. Edhe ajo bisedë telefonike e fundit rreth shqetësimeve të tilla u vërtit. Më mori, ngaqë kish lexuar një intervistë timen, në të cilën kritikoja mazhorancën, sidomos kryeministrin.

“Jam dakord, këta e kanë hak t’u biesh, por ….”, më tha, dhe me “por”  ­in kishte parasysh gjëra që gjithkush që e ka ndjekur Andrean mund t’i marrë me mend”­ shkruan Nano.

Sipas Nanos, Andrea Stefani ka qënë më racional se të gjithë njerëzit, që edhe e kritikonin, ndërsa nuk ka pasur kompleksin e të paanshmit.

“Ja, më thoni, ka gjë më racionale se sa të besosh se e keqja më e vogël është by default e mira më e madhe? Këtë gjë e mendoj edhe unë gjithë kohën, s’ka gjë se më ndodh tek­tuk të lodhem nga, e të veselitem me, betejat e përjetshme me të njëjtët armiq. Andrea nuk lodhej, e dukej sikur i pëlqente një si lojë nervash e garë energjish me ata që kish përballë. Dhe unë e kisha zili. Kam menduar gjithë kohën se shoqëria kish dobi më shumë prej tij se sa prej meje. Edhe nevojë, gjithashtu. Përveç kësaj, Andrea më pëlqente ngaqë, në ndryshim nga shumë kolegë tanët, nuk kish kompleksin e të paanshmit. Nuk e keni vënë re që një pjesë gazetarësh ndihen gati të përndjekur nga ky kompleks? Duan t’u thonë të gjithëve se “unë nuk jam i blerë”, dhe në një shoqëri si kjo shqiptarja, ku pas çdo opinioni a gjesti publik, njerëzit shohin një hesap a interes a poshtërsi, kjo është një kartë që funksionon, s’ka gjë se jo edhe aq, ngaqë në fund të fundit edhe për “të paanshmit” (edhe unë e kam këtë kompleks herë pas here) njerëzit e kanë gati hakmarrjen”­ shkruan ai.

Lexo edhe:

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

Analisti thotë se Andrea Stefani ka besuar fort që do ta mundte sëmundjen, madje nuk ka hequr dorë së shkruari as në ditët e tij më të këqija.

“Por po kthehem te biseda e fundit që patëm, në fund të së cilës e pyeta për shëndetin. Duhet të ketë qenë ndonjë moment, në të cilin ai ka pasur iluzionin se po e mundte sëmundjen. Ose ndoshta kjo ishte mënyra që ai kish zgjedhur për t’u përballur me sëmundjen. Nuk donte ta pranonte që ishte sëmurë. Këtë e thosh edhe Moikom Zeqo në një shkrim të tijin, teksa kujtonte një takim rastësor të tijin me Andrean që kish ca kohë që bënte kimioterapi. Dhe duhet besuar kjo situatë. Edhe në ditët e veta më të rënda, ai nuk hoqi dorë së shkruari artikuj, dhe demonstronte të njëjtin pasion luftarak e të njëjtin zell për t’u përballur (një nga polemikat e fundit e ka bërë me mua, pas asaj telefonate, për të cilën ju fola në krye).

“Pasioni për të vijuar me betejat e veta e mban gjallë”, më tha dikush, e unë nuk mora vesh nëse këtë gjë e kish nga koka e vet, apo ia kish thënë Andrea vetë. Kjo është forcë karakteri. Do ishin të shumtë ata që do bënim një pauzë, një tërheqje, një paqe me shpirtin e tyre të trazuar, një paqe edhe me botën, në rast se do ishin mbërthyer nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa Andrea nuk i vari armët në mur për asnjë çast”­ kujton Nano.

Sipas tij, nuk janë të paktë ata që nuk ia pëlqenin qëndrimet, apo mënyrën se si këto qëndrime i shprehte e i mbronte.

“Për ta ulur në peshë, këto qëndrime ia merrnin thjesht si qëndrime “kundër Berishës”. Këtë gjë kishin bërë edhe dje nja dy syresh. Edhe Berisha vetë që kurrë nuk mësoi qyqari të heshtë atëherë kur duhet të heshtë. Por nuk është vetëm Andrea viktimë e këtij lloj leximi. Jemi, kush më shumë e kush më pak, të gjithë. Lexohemi si pro apo kundër dikujt me pushtet. Ky është leximi më i përciptë e më përtac që mund t’i bëhet dikujt që shkruan. Alibinë e kanë të gatshme: të gjithë ne jemi, me dashje apo pa dashje, pro a kundër dikujt me pushtet. Por kjo në shumë raste është e vetmja mënyrë ose le të themi mënyra më e mirë, për të shprehur shqetësimet tona publike, në mos për t’ju bërë me dije të tjerëve vizionin tonë për botën. Të refuzosh dikë është mënyra më e mirë për të pohuar një gjë. Dhe prandaj, nuk është refuzimi i dikujt që duhet të shohim. Por pohimi i diçkaje”­ shkruan ai.

Në fund Nano kujton edhe një moment kur është përballur me Andrean në spital: “Post Scriptum: Po ju tregoj një ngjarje që ka lidhje po me Andrean. Dhe me paaftësinë time për të ngushëlluar dikë që duket se është duke jetuar ditët e fundit. Isha në spitalin “Nënë Tereza”. Isha tok me nënën time që kish një problem me tensionin. Ndërsa një nga mjekët po i bënte një kontroll, unë dola në holl. Kokulur, po merresha me celularin, kur ndiej që m’u afruan dy vetë. “Andrea Stefani është sëmurë?”, më pyeti njëri prej tyre.

“Nga e di që është sëmurë?” “Sapo hyri. Ishte i prishur në fytyrë. Dukej që s’ishte mirë”, vijuan ata. Bëra andej nga më thanë se kishin çuar Andrean, dhe te dera pashë se e kishin vënë në një dhomë ngjitur me time ‘më, e cila nuk e kish vënë re. Ndryshe do ish e para gjë që do më kish thënë, siç bën gjithnjë kur i qëllon të shohë njerëz publikë. Të gjithë njerëzit publikë i duken si miq të mi. Andreas, nga pragu i derës ku isha unë, i dukeshin këmbët. I njoha këpucët, të cilat edhe po t’i kish një mijë palë të ndryshme, i ngjanin njësoj. Kjo është pjesë e stilit të njeriut. Në këtë rast, e stilit të Andreas. Por unë mbeta te dera. Nuk më bënë këmbët të shkoja më tutje. Mund ta kisha parë për herë të fundit, por nuk e pashë. Më ka mbetur në mendje fakti që s’munda të çapitesha deri te Andrea. Dhe nuk di pse mendoj se më vjen mirë që nuk pata fuqi t’i bëja ato pesë hapa”,- përfundon ai.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025
AKTUALITET

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025
AKTUALITET

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025
AKTUALITET

Serat e kanabisit në Berat/ GJKKO kalon pas 9 muajsh dosjen për gjykim me 17 të pandehur

12:53 : 12/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinj shqiptarë përplasen me shtyllën në Itali, njëri humb jetën

12:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Divorc” me nisjen e Kuvendit/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar!

12:27 : 12/09/2025
Para

Hodhi gruan nudo nga dritarja, arrest me burg për burrin-vrasës

TË GJITHA

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025

Serat e kanabisit në Berat/ GJKKO kalon pas 9 muajsh dosjen për gjykim me 17 të pandehur

12:53 : 12/09/2025

EMRI/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinj shqiptarë përplasen me shtyllën në Itali, njëri humb jetën

12:41 : 12/09/2025

“Divorc” me nisjen e Kuvendit/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar!

12:27 : 12/09/2025

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12:15 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com