• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Më pak se një e treta e pronave shiten me çmimin që nxirren në treg

08:11 : 10/05/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Vetëm 29% e pronave shiten me çmimin që nxirren fillimisht në treg.

Të dhënat e vrojtimit periodik të pasurive të paluajtshme nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, pavarësisht rritjes së vazhdueshme në vitet e fundit, çmimet e shitjes janë në masën më të madhe të negociueshme.

Shkalla e uljes që pranohet më shpesh nga shitësit e pronave është midis 5% dhe 20% të çmimit fillestar. Në 39% të rasteve, pronat shiten me një ulje në këtë interval kundrejt çmimit të parë të kërkuar. Uljet në përmasa më të mëdha se 20% janë më të pakta.

Në 9% të rasteve diferenca mes çmimit të shitjes dhe atij të kërkuar fillimisht është midis 20% dhe 30% më e ulët, ndërsa vetëm në 7% të rasteve ulja e çmimit është më shumë se 30%. Në 17% të rasteve, shitësit pranojnë një ulje minimale me më pak se 5% nga çmimi i parë i kërkuar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave gjatë 6-mujorit të dytë 2020 u rrit me 6.2% krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm dhe me 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për Tiranën, çmimet u rritën me 2.3% me bazë gjashtëmujore dhe 8.9% me bazë vjetore.

Lexo edhe:

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë kryhet me një kampion prej 230 firmash ndërtimi dhe agjentësh të tregtimit të pasurive të paluajtshme. 39% e agjentëve të anketuar raportuan shitje në gjashtëmujorin II 2020, nga 44% në gjashtëmujorin e parë.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi raportohet të jetë mesatarisht rreth 10 muaj e gjysmë, duke mbetur pothuajse e pandryshuar ndaj gjashtëmujorit të kaluar. Për Tiranën, subjektet e intervistuara kanë raportuar një kohë mesatare shitjeje prej 9.8 muajsh, dhe kjo vlerë ishte pak më e vogël nga ajo e raportuar në gjashtëmujorin e kaluar. Për zonën e Bregdetit dhe për zonat e tjera, koha e shitjes ka mbetur e pandryshuar në përkatësisht 10.6 muaj dhe 11.4 muaj.

Agjentët raportojnë se rreth 60% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kjo përqindje është në nivel të ngjashëm me vrojtimet e mëparshme. Të pyetur mbi rezidencën e blerësve, agjentët raportojnë se rreth 36% e banesave dhe pronave tregtare u janë shitur shtetasve jorezidentë në Shqipëri, dhe ky raport është i ngjashëm me atë të periudhës së kaluar. Gjysma e këtyre blerësve raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian dhe pjesa tjetër janë jashtë tij. Kërkesa e konsiderueshme nga jorezidentët mund të jetë një arsye që shpjegon pjesërisht rritjen e vazhdueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

/Monitor.al/

Lajme të lidhura

BOTA

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

20:13 : 26/08/2025
SHOW BIZ

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar

19:50 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

19:34 : 26/08/2025
AKTUALITET

Një grup turistësh bllokohen në det pas defektit të gomones në Gjirin e Kakomesë

19:07 : 26/08/2025
AKTUALITET

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit

18:46 : 26/08/2025
SHOW BIZ

Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, mesazhi që i dërgon

18:44 : 26/08/2025
Para
Foto: Postim Instagrami

Tuna bëhet nënë për herë të dytë në fshehtësi, zbulohet gjinia dhe emri i bebit (Foto)

TË GJITHA

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

20:13 : 26/08/2025

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar

19:50 : 26/08/2025

Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

19:34 : 26/08/2025

Një grup turistësh bllokohen në det pas defektit të gomones në Gjirin e Kakomesë

19:07 : 26/08/2025

U masak*ua nga bashkëshorti, Marjola Nakoleci përcillet për në banesën e fundit

18:46 : 26/08/2025

Loredana flet për raportin me Jozin pas “Big Brother VIP 4”, mesazhi që i dërgon

18:44 : 26/08/2025

25 shtete pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA-së pas tarifave të Trump

18:30 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com