Vaksina kineze coronavac po përdoret në Shqipëri masivisht bashkë me vaksinat Pfizer, Astrazeneca dhe Sputnic V, që janë aplikuar në grupmosha apo kategori të caktuara.
Kryesisht vaksina që ka pasur një përdorim më të gjerë është ajo kineze, e cila ende nuk ka marrë një certifikim nga organizmat ndërkombëtare të shëndetësisë, përfshi këtu edhe OBSH, EMA apo FDA.
Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar së fundmi një studim nga Sage Working Group i OBSH, në të cilin sugjerohet që vaksina kineze ka një nivel të moderuar besueshmërie.
Vaksina coronavac rekomandohet për përdorim pa problem për moshat 18-59 vjeç; nuk rekomandohet ose rekomandohet me shumë rezervë (bazuar mbi evidencën e deritanishme) për moshat ≥60 vjeç; nuk rekomandohet ose rekomandohet me shumë rezervë (bazuar mbi evidencën e deritanishme) për personat me sëmundje bashkëshoqëruese.
Bazuar në këtë studim dhe krahasuar me faktin se kjo vaksinë kryesisht është përdorur për moshat mbi 60 vjeç, duket se autoritetet shqiptare janë nxituar në vaksinimin masiv me coronavac të kategorive mbi 60 vjeç.
Postimi nga Ilir Alimehmeti
Të dhënat e disponueshme deri tani mbi vaksinat kineze, përfshirë Coronava/Sinovac që përdoret në Shqipëri, janë vlerësuar nga SAGE Working Group i OBSH-së mbi vaksinat kundër COVID-19.
🇺🇳 SAGE është akronim i Grupi Strategjik Këshillues i Ekspertëve (Strategic Advisory Group of Experts).
📺 Fatkeqësisht mbulimi dhe komunikimi mediatik i këtij vlerësimi në Shqipëri ishte jo i përshtatshëm duke vendosur në titull: “OBSH miraton vaksinën kineze” ose “OBSH: vaksina kineze nuk është efektive”, në varësi të këndvështrimit partiak përkatës.
📺 Ndërsa Reuters ka raportuar në mënyrë shumë më të saktë, siç edhe pritej. (https://www.reuters.com/…/sinovac-covid-19-vaccine…/)
👉 Titulli i përkthyer i Reuters: “Vaksina SinoVac efektive por disa të dhëna mungojnë: Ekspertët e OBSH”.
❓ Si qëndron e vërteta?
SAGE pas vlerësimit të të dhënave në dispozicion GJYKON cilësinë, efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës bazuar mbi:
👉 nivelin e besueshmërisë së evidencës për:
👉 të rriturit (18-59 vjeç);
👉 të rriturit e vjetër (≥60 vjeç);
👉 personat me sëmundje bashkëshoqëruese që rrisin riskun për COVID-19 të formës së rëndë.
📃 GJYKIMI i SAGE-s për të rriturit (18-59 vjeç):
🟢 Nivel i lartë besueshmërie mbi evidencën se 2 doza CoronaVac parandalojnë COVID-19.
🟡 Nivel i moderuar besueshmërie mbi evidencën se risku për efekte anësore serioze është i ulët.
📃 GJYKIMI i SAGE-s për të rriturit e vjetër (≥60 vjeç):
🟡 Nivel i moderuar besueshmërie mbi evidencën se 2 doza CoronaVac parandalojnë COVID-19.
🔴 Nivel i ulët besueshmërie mbi evidencën se risku për efekte anësore serioze është i ulët.
📃 GJYKIMI i SAGE-s për personat me sëmundje bashkëshoqëruese me risk për COVID-19 të lartë:
🟡 Nivel i moderuar besueshmërie mbi evidencën se 2 doza CoronaVac parandalojnë COVID-19.
🔴 Nivel i ulët besueshmërie mbi evidencën se risku për efekte anësore serioze është i ulët.
📺 Të gjitha konotacionet e tjera janë të shtuar nga mediat përkatëse!
📃 Deri këtu, me këto të dhëna, duket se vaksina CoronaVac:
👉 rekomandohet për përdorim pa problem për moshat 18-59 vjeç;
👉 nuk rekomandohet ose rekomandohet me shumë rezervë (bazuar mbi evidencën e deritanishme) për moshat ≥60 vjeç;
👉 nuk rekomandohet ose rekomandohet me shumë rezervë (bazuar mbi evidencën e deritanishme) për personat me sëmundje bashkëshoqëruese.
📃 Sqarime dytërore:
📃 Rezulton nga evidenca në Kili, se ndër sëmundjet bashkëshoqëruese që bëjnë përjashtim janë:
👉 hipertensioni (efektivitet 100%), dhe
👉 obeziteti (efektivitet 74.9%).
📃 Efektiviteti mbi variantet (evidencë e kufizuar):
👉 Brazil (varianti brazilian në rreth 75% të rasteve) efektiviteti zbret në 49.6%.
👉 Kili (varianti brazilian dhe britanik të kombinuar) efektiviteti mbetet 67%.
👉 Potencialisht, deduktimi indirekt është se efektiviteti nuk ndryshon shumë për variantin britanik.
📃 Fatkeqësisht duhet të bazohemi kryesisht mbi të dhënat e Kilit dhe të Brazilit.
⭕ Turqia, që na ngjason shumë nga gjenetika e popullatës dhe variantet qarkulluese, fatkeqësisht nuk ka raportuar asnjë të dhënë mbi:
👉 moshën e personave të studiuar,
👉 përqindjen e personave me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe as
👉 kohëzgjatjen e ndjekjes pas vaksinimit.
📃 Nga të dhënat e Kilit, që është shtet me të ardhura të larta dhe pritej të kishte edhe të dhënat më plota, rezulton sa më poshtë:
💉 ≥14 ditë pas dozës së parë:
👉 6.0% – 15.3% efektiviteti për mbrojtjen nga infektimi,
👉 7.1% – 16.1% efektiviteti për mbrojtjen nga COVID-19,
👉 29.3% – 35.7% efektiviteti për mbrojtjen nga shtrimi në spital,
👉 35.5% – 42.7% efektiviteti për mbrojtjen nga shtrimi në terapi intensive, dhe
👉 34.5% – 40.2% efektiviteti për mbrojtjen nga vdekja.
💉 ≥14 ditë pas dozës së dytë:
👉 56.5% – 62.6% efektiviteti për mbrojtjen nga infektimi,
👉 61.8% – 67.0% efektiviteti për mbrojtjen nga COVID-19,
👉 83.2% – 84.8% efektiviteti për mbrojtjen nga shtrimi në spital,
👉 87.1% – 88.6% efektiviteti për mbrojtjen nga shtrimi në terapi intensive, dhe
👉 78.3% – 80.4% efektiviteti për mbrojtjen nga vdekja.
📃 Si rrjedhojë, këshillohet që:
💉 të merren të dyja dozat e vaksinës në rastet e rekomanduara (një e vetme nuk mjafton), dhe
😷 të ruhen masat mbrojtëse kundër infeksionit te personat e vaksinuar.
📺 Këshilla e fundit: FIKNI TELEVIZORËT!
Në foto shfaqen faqet kryesore, por detajet e plota (32 faqe) gjenden në linkun e OBSH-së:
https://cdn.who.int/…/5_sage29apr2021_critical-evidence…
0