Zgjedhjet parlamentare 2017 në Shqipëri mund të mbahen të dielën e fundit të muajit qershor dhe dekreti i Presidentit Bujar Nishani pritet të shpallet brenda kësaj jave.
Kështu u shpreh politologu Afrim Krasniqi në studion e lajmeve të Ora News bazuar në afatet që parashikohen nga ligji për të përgatitur vendin për zgjedhje.
Krasniqi: Është e diela e fundit e muajit qershor dhe datat do të shpallet brenda kësaj jave sepse para datës 9 duhet të shpallet dekreti i presidentit për datën e ardhshme dhe në funksion të datës do të jenë të gjtha masat. Mos gaboj javën e fundit duhet të jetë data 25-28, është e diela e fundit e muajit qershor.
Krasniqi e ka konsideruar një fatkeqësi fakton që ndërkohë që diskutojmë për referendumin në Itali dhe zgjedhjet e Presidentit në Austri, dy të drejta që shqiptarëve i mohohen nga politika.
Krasniqi: Por është fatkeqësi për ne që diskutojmë një referendum në Itali një votim presidencial të shkëlqyr në Austri, dy gjëra që në Shqipëri mohon. Ne nuk mund të zgjedhim as Presidentin, as referendumin, as kushtetutën që duam, as sistemin politik që duam, as institucionet që duam madje as deputetët me sistemin tonë politik. Kështu që nëse sot kemi luksin të flasim për të tjerët është dicka që vetes tonë ja kemi mohuar dhe ky është një lajm i keq për Shqipërinë.
Për analistin Afrim Krasniqi çdo lloj krizë në Itali ndikon edhe në Shqipëri, kjo e lidhur me peshën e vendit tonë në Europë, që sipas tij do të jetë në rënie.
Krasniqi: Për ne shqiptarët zgjedhjet në Itali kanë një rëndësi të shumfishtë, jo vetëm se jeton një komunitet i madh atje, por është vendi më perëndimor ngjitur me Shqipërinë dhe çdo lloj krize në Itali na kthehet jo në krizë në Shqipëri, por rënie e peshës së Shqipërisë në Europë, çdo Itali stabël dhe e fortë është në interes të Shqipërisë.
Krasniqi argumentoi edhe se çfarë do të ndodhë me Renzin nëse ai fiton apo humb në referendum. Në rastin e parë Krasniqi u shpreh se Renzi do të bëhet një lider i fuqishëm, ndërsa në rast se ai humb janë dy alternative, ose ai të kërkojë një mandate tjetër ose vendi do të kalojë në krizë, çka sipas tij do të jetë skenari më i keq i Italisë.
Krasniqi: Nëse e mbështet ai bëhet një lider shumë i fuqishëm, lider i fuqishëm nga krejt liderët sepse është lider i ri dhe pa një bilanc në karrierën e tij politike, është shumë i shkurtër angazhimi i tij në nivelin drejtues italian dhe kjo do të ishte një lloj investimi dhe personale dhe kredos politike dhe platformës së tij politike. Nëse ai humbet dy janë variantet. Varianti i parë është ideja se ai mund të mandatohet për të marrë një qeveri tjetër dhe për të evituar zgjedhjet e parakohshme, sepse zgjedhjet e radhës duhet të bëheshin në vjeshtën e vitit të ardhshëm gjë për të cilin Italia do të humbë shumë kohë në aspektin e reformave dhe tjetra është nëse vendi kalon në një krizë politike dhe kjo do të ishte skenari më i keq i Italisë. Nëse kjo ndodh Italia do të përballet mes reformatorëve dhe populistëve.