Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës disa vjeçare para disa kohësh. Ish çifti i famshëm ka treguar shpeshherë se ruajnë një raport të mirë midis tyre për shkak dhe të vajzës së tyre, Renee. Mirëpo, një postim i bërë së fundmi nga këngëtarja ka befasuar ndjekësit.
Krahas një fotoje, ku duhet mjaft joshëse dhe me stil, Istrefi ka shkruar: “Më e fortë vetëm”.
Megjithatë, nuk dihet nëse kjo deklaratë lidhet me jetën personale apo thjesht është një thënie e përdorur sa për përshkrimin e fotos. Pas ndarjes, Nora ka qenë shumë e rezervuar për jetën personale.