• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mendova se ishte kandidati, zgjodha 2 numra”, mungesa e edukimit të zgjedhësve solli votat e pavlefshme

14:42 : 05/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

A.M, një votuese nga fshati Tunjë i Gramshit u ndje në vështirësi të dielën e 25 prillit, pasi mori fletën e saj të votimit dhe u drejtua te dhoma e fshehtë për të përzgjedhur partinë dhe kandidatin e ‘pëlqyer’ për deputet në zgjedhjet parlamentare.

“Unë mendova se ishte kandidati dhe zgjodha dy numra, duke mos kuptuar fletën,” tha ajo, ndërsa u ankua se informacioni që kishte marrë nga media mbi fletën e votimit nuk kishte qenë i mjaftueshëm.

Rasti i A.M nuk është i izoluar, pasi sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit u regjistruan 83,024 vota të pavlefshme.

Sipas ekspertëve, gabimi që ka bërë votuesja nga fshati Tunjë i Gramshit identifikohet si votim vertikal, ose rasti kur një votues zgjedh gabimisht dy subjekte zgjedhore, duke e ngatërruar njërin prej tyre me kandidatin për deputet.

Sipas numëuesve dhe komisionerëve zgjedhorë, votimi vertikal ka qenë një nga gabimet më të shpeshta që ka sjellë vota të pavlefshme në zonën e Elbasanit, një pasojë e edukimit të dobët të zgjedhësve mbi mënyrën e votimit gjatë fushatës elektorale që i parapriu zgjedhjet parlamentare.

Lexo edhe:

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

“Kandidatët nuk kanë arritur t’ua shpjegojnë mirë njerëzve se vota për kandidatin duhej edhe për partinë respektive. Ka shumë vota të pavlefshme, ku zgjedhësit kanë votuar kandidatë të Partisë Demokratike dhe logon e Partisë Socialiste,” i tha BIRN një numërues i Partisë Socialiste në KZAZ Nr.47 në Elbasan.

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në qarkun e Elbasanit janë regjistruar 9771 vota të pavlefshme, gati 5.9% e të gjithë votave të hedhura në kutitë e votimit me 25 prill. Të dhënat e KQZ-së tregojnë se problematika e votave të pavlefshme ka qenë e shtrirë në të gjithë vendin.

“Njërëzit kanë votuar dy logo partie, duke menduar se ishin duke votuar partinë dhe kandidatin,” shpjegoi K.B, përfaqësuesja e KZAZ-së në bashkinë e Belshit. “Ka shumë raste kur kanë votuar logot e dy partive kryesore në zgjedhje dhe më pas kanë votuar kandidatët e preferuar, por vertikalisht,” shtoi ajo.

Sipas komisionerëve, këto gabime kanë ardhur si pasojë e mungesës së edukimit të zgjedhësve. Në bashkinë e Belshit ku votuan 9890 persona, 692 vota u shpallën të pavlefshme.

“Nuk e kanë kuptuar se në këtë mënyrë votonin logon e një partie tjetër, duke e nxjerrë votën e pavlefshme,” tha përfaqësuesja e KZAZ, ndërsa shtoi se një tjetër fenomen i vënë re në Belsh ishte vota për dy kandidatë në parti të ndryshme.

Shumë zgjedhës e kanë kuptuar gabimin vetëm pasi kanë votuar.

“Vetëm në televizor e mësova që kam votuar gabim,” i tha BIRN një zonjë e moshuar nga Elbasani.

“Në bashki ne mund të zgjidhnim ndryshe partinë dhe ndryshe kandidatin për kryetar bashkie,” shtoi ajo, duke iu referuar zgjedhjeve vendore.

Qemal Tusha, drejtues i KZAZ-së nr.48 në Elbasan, ka një shpjegim për këtë fenomen mjaft të dukshëm në këto zgjedhje. Ai thekson se votimi me një fletë votimi i ngatërroi zgjedhësit.

“Procesi i votimit me një fletë ishte i parakohshëm, pasi ne jemi në kushtet kur votuesi nuk është shumë i specializuar dhe do pak kohë të mësohet me ndryshime të tilla,” tha Tusha, që si përfaqësues i PS-së ka një eksperiencë të gjatë në proceset zgjedhore.

Sipas Tushës, modeli i zgjedhjeve lokale me dy fletë votimi do të ishte zgjidhje më e mirë.

“Dy fletë votimi, një për subjektin politik dhe një për kandidatët do i kishte orientuar shumë më mirë zgjedhësit dhe nuk do të kishim kaq shumë probleme sa kanë dalë në këto zgjedhje me votat e pavlefshme”, përfundoi ai. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026
BOTA

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
Para

Tekste banale dhe kërcime erotike/ Rezart Veleshnja: Këto këngë nuk duhet të transmetohen. Më vjen të qaj...

TË GJITHA

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026