• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fletët e votimit me kod, a janë përgjuar votuesit? Ja çfarë thotë Celibashi

19:16 : 04/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në përgjigje të pyetjes së avokatit Adriatik Lapaj ka sqaruar arsyen pse çdo fletë votimi ka një kod të veçantë që e dallon atë nga të tjerat.

Celibashi thotë se ka zero mundësi që të kuptohet mënyra e votimit përmes këtij kodi duke e përllogaritur atë me radhën e votimit.

Celibashi thekson se kodi i veçantë ka për qëllim të bëjë çdo fletë votimi unike në mënyrë që të mos bëhen kopje të saj nga prodhues të tjerë të paautorizuar.

“Duke e falenderuar Adriatik Lapaj për pyetjen e ngritur dhe duke marrë në konsideratë interesin e opinionit publik sqaroj se: Ka ZERO mundësi që ne (kushdo) të marrim dijeni mbi mënyrën e votimit të një votuesi duke lidhur radhën e votimit të tij me leximin e QR-Kode të fletës së votimit (që ky votues ka marë dhe e ka hedhur në kutin e votimit).

Është e vërtetë që QR-Kode është i veçantë për çdo fletë votimi. Kjo bëhet me qëllim që çdo fletë votimi të jetë unike. Duke qenë unike, e personalizuar fleta e votimit nuk ka asnjë mundësi që dikush tjetër (i paautorizuar nga KQZ) të jetë “prodhues” i saj. Pra, në kutitë e votimit të jenë vetëm fletët e votimit që janë prodhuar nga KQZ. Ndaj edhe bëhet personalizimi dhe sekretimi i tyre edhe nëpermjet vendosjes së QR-Kod.

Lexo edhe:

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Turqia nuk përbën rrezik për Greqinë

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

Nëse ne dimë (i) radhën e votimit të një votuesi dhe dimë se (ii) cilën nga fletët e votimit ai ka marrë, atëherë po ne kemi mundësi të dimë se cila ka qenë vota i tij. Pra, duhet të plotësohen patjetër këto dy kushte që ne të kemi mundësi të marrim dijeni për kë ka votuar votuesi në fjalë. Ne nuk e dimë kurrsesi dhe nuk nuk kemi mundësi ta dimë se cilën fletë votimit (me cilin QR-Kod) ka marrë votuesi, (apo votuesit) edhe nëse ne dimë radhën e votimit të zgjedhësit. Dhe dijenia për radhën është më e mundur nga vetë anëtarët e komisioneve dhe/ose vëzhguesit në qendrën e votimit se sa nga Pajisja Elektronike e Identifikimit (PEI). Nëse flasim për PEI, ajo nuk shënon radhën e votimit.

Ndaj për të plotësuar kushtin e parë atë të dijenisë së radhës së votimit të një votuesi nuk “na duhet” PEI. Kjo do të thotë se është pa vend shqetësimi për identifikimin e votës për shkak të përdorimit të PEI.

Nga ana tjetër është e pamundur që të kemi plotësimin edhe të kushtit të dytë. Atij të identifikimit të fletës së votimit që i jepet votuesit radhën e të cilit presupozojmë se dimë. Fletët e votimit janë të prodhura në blloqe të ndarë nga njëri-tjetri, të gjithë të njëjtë në sasi dhe në mënyrë paketimi. Në momentin e fillimit të votimit Komisioni i Qendrës së Votimit merr rastësisht njërin nga blloqet me fletë votimi. Nuk ka radhë në zgjedhjen e bllokut të fletëve të votimit.

Është qartë që në kushtet e zgjedhjes rastësore të bllokut të fletëve të votimit, të dhënies së fletës së votimit të marrë rastësisht nga grumbulli i fletëve të votimit, shkëputur nga blloku, ka ZERO shans, që të dimë se cilën fletë në radhën e gjithë fletëve ka marrë një votues i caktuar.

Matematikisht, sikur vetëm një herë të prishet radha (nëse për një moment pranojmë që mundet ta gjejmë radhën e fletëve të votimit), atëherë në asnjë mënyrë nuk do të dimë se kë fletë votimi ka marrë kush”, shkruan Celibashi.

Lajme të lidhura

BOTA

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Turqia nuk përbën rrezik për Greqinë

13:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025
SPORT

Al-Khelaifi: Topi i Artë? Nëse nuk e fiton Dembélé, atëherë kemi një problem

13:29 : 05/07/2025
SHOW BIZ

Era Istrefi feston ditëlindjen e 31-të me një dhuratë luksoze për veten

13:20 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia jep detaje: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve

13:15 : 05/07/2025
AKTUALITET

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

13:11 : 05/07/2025
Para

Koronavirusi/ Gjermania lehtëson masat për të vaksinuarit, përjashtohen nga…

TË GJITHA

“Po pres avionët F-35 nga Trump!”, Erdogan: Turqia nuk përbën rrezik për Greqinë

13:43 : 05/07/2025

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025

Al-Khelaifi: Topi i Artë? Nëse nuk e fiton Dembélé, atëherë kemi një problem

13:29 : 05/07/2025

Era Istrefi feston ditëlindjen e 31-të me një dhuratë luksoze për veten

13:20 : 05/07/2025

Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia jep detaje: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve

13:15 : 05/07/2025

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

13:11 : 05/07/2025

Nga Seria A zbret në B, zbulohen detajet e operacionit të portierit të Kombëtares me klubin italian

13:03 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com