• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trumpi e quan humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 një ‘gënjeshtër të madhe’

19:15 : 04/05/2021
në BOTA

Ish Presidenti amerikan Donald Trump e humbi garën e tij të rizgjedhjes ndaj demokratit Joe Biden gjashtë muaj më parë, por ai ende pretendon se e meritonte të shërbente për një mandate të dytë në Shtëpinë e Bardhë, duke i vënë disa zyrtarë republikanë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin dhe me vetë Trumpin mbi legjitimitetin e fitores së presidentit Biden.

“Zgjedhjet Mashtruese Presidenciale të vitit 2020 do të njihen nga sot e tutje si Gënjeshtra e Madhe!” tha Trumpi në një deklaratë të re të hënën.

Në komentin e ish-presidentit përdoret termi “gënjeshtër e madhe” që kundërshtarët e tij politikë e kanë përdorur për të përshkruar pretendimet e tij se i fitoi zgjedhjet. Trumpi humbi qartazi në zgjedhjetme një diferencë 306-232 sipas votave të Kolegjit Zgjedhor, që përcakton rezultatin e garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dhe me më shumë se 7 milionë vota popullore (apo të drejtpërdrejta).

Pas deklaratës së Trumpit të hënën, një nga kritikët e tij më të palëkundur mes republikanëve, ligjvënësja Liz Cheney nga shteti Uajoming, shkroi në Twitter, “Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk u vodhën. Kushdo që pretendon një gjë të tillë kërkon të përhap Gënjeshtrën e Madhe, duke injoruar sundimin e ligjit dhe duke helmuar sistemin tonë demokratik “.

Zonja Cheney ishte një nga 10 republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve që votuan për të filluar procedurën për shkarkimin e Trumpit nën akuzat për nxitjen e një turme prej qindra mbështetësish të tij që sulmuan Kapitolin më 6 janar ndërsa Kongresi po certifikonte fitoren e presidentit Biden. Pesë persona mbetën të vdekur nga ai sulm.

Lexo edhe:

No Content Available

Trumpi është zotuar të mbështesë çdo kandidat republikan që do të garojë kundër zonjës Cheney në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për në Kongres. Ai gjithashtu ka shprehur mbështetje për kandidatët e tjerë republikanë të cilët janë kundër 10 ligjvënësve republikanë që votuan për ta shkarkuar atë në ditët e fundit të administratës së tij si dhe ndaj shtatë senatorëve që votuan për ta dënuar atë gjatë gjykimit në Senat, në të cilin Trumpi u shpall i pafajshëm.

Menjëherë pas votimit të zonjës Cheney pro ngritjes zyrtarisht të akuzës për shkarkimin e Trumpit, republikanët e shtetit Uajoming votuan për ta censuruar atë, ndërsa disa aleatë të zëshëm të Trumpit në Dhomë e Përfaqësuesve bënë thirrje që ajo të shkarkohej si kryetare e Konferencës Republikane në Kongres. Por republikanët e tjerë e mbështetën, dhe ajo arriti ta mbante postin.

Në Jutah, një shtet tjetër perëndimor, disa republikanë kundërshtuan një nga senatorët e këtij shteti, Mitt Romney-n, ndërsa ai fliste në një konventë të partisë. Zoti Romney ishte kandidat presidencial i partisë republikane në vitin 2012 dhe votoi për ta dënuar Trumpin në të dyja gjykimet për fajësimin e tij në Senat. Një përpjekje për ta censuruar zotin Romney dështoi.

Republikanë të tjerë nuk i kanë hedhur poshtë pretendimet e vazhdueshme dhe të pabaza të Trumpit se atij iu hoq e drejta e një mandati të dytë. Disa republikanë kanë shkuar në Mar-a-Lago, rezidenca e tij në Florida, për ta përshëndetur dhe për të biseduar për politikën.

Ish presidenti Trump humbi dhjetëra sfida gjyqësore për rezultatin e zgjedhjeve, por asnjëherë nuk pranoi zyrtarisht humbjen ndaj presidentit Biden, duke u larguar nga Uashingtoni vetëm disa orë përpara inaugurimit të Joe Bidenit më 20 janar.

Trumpi ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë përsëri në vitin 2024 por ka thënë gjithashtu se nuk do të vendosë për këtë para zgjedhjeve të nëntorit 2022 për në Kongres, në të cilat do të përcaktohet kontrolli i të dy dhomave të Kongresit. Aktualisht demokratët kontrollojnë të dy dhomat me një diferencë të ngushtë. /VOA

Etiketa: bot boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Fletët e votimit me kod, a janë përgjuar votuesit? Ja çfarë thotë Celibashi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com