• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pretendimet për manipulime zgjedhore, ja ku po heton opozita

09:53 : 03/05/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Grupet e verifikimit të manipulimit, po hetojnë në disa drejtime për të dalë në një konkluzion se sa ka ndikuar blerja e votës, përdorimi i fondeve të buxhetit, administrata, fletët e pavlefshme, legalizimet, rindërtimi apo dhe ndryshimet kushtetuese në deformimin e rezultatit. Këtë javë pritet të dalë dhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR, pas atij të 26 prillit që evidentoi jo pak probleme në fushatë dhe ditën e zgjedhjeve. Pretendimeve për deformim rezultati i është bashkuar dhe lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit.

Pretendimeve të opozitës për deformim masiv të votave, iu janë shtuar dhe ankesat e dy forcave të reja që garuan për herë të parë në këto zgjedhje. Bëhet fjalë për kandidatin e “Vetëvendosjes” Bojken Abazi dhe atë të Nisma “Thurje”, Pano Soko; i pari kandidoi i vetëm, ndërsa Soko ishte i pari në listë, të dy në Tiranë. Abazi ka publikuar dje disa të dhëna të shoqëruara me video ku vetëm në njësinë administrative të Bërzhitës në Tiranë, sipas tij i janë hequr rreth 28 vota. Në faqen zyrtare të KQZ, për Abazin regjistrohen vetëm 3 vota, ndërsa të pavlefshme ku është shënuar dhe shenja në emrin e tij janë 28, duke e çuar numrin gjithsej në 31. “Një ekip i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Tiranë përzgjodhi në mënyrë rastësore për monitorim të pamjeve filmike Njësinë Administrative Bërzhitë në Bashkinë e Tiranës, me tetë (8) Qendra Votimi. Numërimi i kutive të votimit të këtyre 8 qendrave është bërë në shkollën “1 Maji”, KZAZ nr. 30 në Tiranë”, ka shpjeguar Abazi. Ai thotë se ndërsa për kandidaturën e tij janë shkruar 3 vota, potencialisht ato kanë qenë 31, sepse disa nuk janë llogaritur fare, disa janë prishur duke shënjuar mbi to dhe në disa të tjera është votuar në të njëjtën fletë edhe PS ose PD.

Opozita

Nga ana e Partisë Demokratike janë ngritur tashmë grupet që do të verifikojnë manipulimet e votës. Ivi Kaso, Sekretar për çështjet ligjore në PD, shprehet se opozita ka material të mjaftueshëm, që mund të çojë në rinumërim të votave, apo përsëritjen e zgjedhjeve në disa qarqe të vendit. “Shkeljet e ligjit kanë filluar shumë kohë përpara zgjedhjeve, proces që ka vazhduar ditën e zgjedhjeve dhe më pas në fazën kryesore, që është numërimi i votave. Është një material i bollshëm në dispozicion të PD dhe grupit ligjor që po punon në këtë drejtim, i cili pasurohet ditë pas dite jo vetëm me denoncimet e armatës sonë zgjedhore, por edhe nga denoncimet që janë bërë publike në media edhe nga subjekte të tjera.

Çdo fletë votimi që është numëruar dhe filmuar, ka një garanci shtesë në këtë proces zgjedhor që gjithçka është e regjistruar, që do të përbëjë edhe bazën ankimore për çdo subjekt zgjedhor. Në varësi të masës së paligjshmërisë dhe sa këto e kanë dëmtuar procesin zgjedhor, sigurisht do të kërkohet edhe sanksioni përkatës siç e parashikon ligji, qoftë ky ndryshim rezultati apo pavlefshmëri në 1 ose disa zonë të caktuara”, -u shpreh Kaso në një dalje mediatike. Burime në PD thonë, se po mbledhin çdo fakt e provë, duke filluar që nga përfshirja e administratës në zgjedhje, përdorimi i fondeve të buxhetit për rindërtimin, ku 40 milionë euro iu ishin shpërndarë deri 3 ditë përpara fushatës më shumë se 4 mijë familjeve, legalizimet në zona të ndryshme periferike, zhvendosjet e popullsisë dhe identifikimin e votuesve pasi nga zgjedhjet në zgjedhje ka diferenca të mëdha, dëshmitë direkte të personave që janë përfshirë në shitblerjen e votës etj. Në padinë e PD do përfshihen dhe ndryshimet kushtetuese të tetorit të kaluar dhe ndikimi që kanë pasur ato në rezultat, rasti i Elbasanit dhe dëshmia kontradiktore e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë apo dhe denoncimet për krimet zgjedhore që PD ka bërë në SPAK dhe prokuroritë e rretheve gjatë fushatës.

Lexo edhe:

EMRAT/ Sekuestrohet kokainë në Korçë, arrestohen dy vëllezër

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet i riu në Librazhd (Emri)

Raporti i OSBE/ODIHR

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR pritet të dalë javën që vjen, për t’u pasuar më pas me raportin përfundimtar që pritet në fund të qershorit. Në raportin e publikuar më 26 prill, vetëm një ditë pas zgjedhjeve u vërejtën mangësi të shumta. Si asnjëherë tjetër, vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë vërejtur një rast ku po shpërndaheshin para, para qendrës së votimit. Përdorimi i administratës në zgjedhje, keqpërdorimi i të dhënave personale, ndryshimi i Kushtetutës, zhvendosja e zgjedhësve apo dhe kapja e mediave nga pushteti ishin disa nga mangësitë që u vunë re menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve. Raportit pritet t’i shtohen dhe masa e madhe e fletëve të votimit të pavlefshme që deri në atë moment nuk ishin evidentuar.

Si iu hoqën votat kandidatëve të opozitës edhe me votimin elektronik

Aktivisti Genc Sejko ka shpërndarë një video ku zbulon se janë hequr vota të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka bërë një krahasim të votave në KZAZ-në 40 në Tiranë ku siç dihet kishte votim dhe numërim elektronik. Sipas të dhënave ka pasur të tjera shifra të prezantuara një ditë pas zgjedhjeve dhe të tjera të pasqyruara në faqen zyrtare të KQZ-së. 6 kandidatëve të PD-së, duke filluar nga kryetari Lulzim Basha, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Shpëtim Idrizi, Agron Shehaj dhe Oriela Nebiaj u janë hequr 74 vota. “Këta të vjedhin edhe nga votimi elektronik”, shkruan Sejko. /Mapo.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Sekuestrohet kokainë në Korçë, arrestohen dy vëllezër

12:38 : 16/05/2025
AKTUALITET

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet i riu në Librazhd (Emri)

12:37 : 16/05/2025
AKTUALITET

Samiti i Komunitetit Politik Europian, mbërrijnë edhe Zelensky me Macron

12:22 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Stresi i mërzitur nga humbja e PD: Kisha vënë bast me Noizyn

12:19 : 16/05/2025
AKTUALITET

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rama i serviloset deri në neveri Melonit, i ulet sërish në gjunjë në mes të shiut

11:48 : 16/05/2025
Para

Mori dozën e dytë të Pfizer gjatë shtatzanisë, aktorja shqiptare flet për gjendjen shëndetësore

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRAT/ Sekuestrohet kokainë në Korçë, arrestohen dy vëllezër

12:38 : 16/05/2025

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet i riu në Librazhd (Emri)

12:37 : 16/05/2025

Samiti i Komunitetit Politik Europian, mbërrijnë edhe Zelensky me Macron

12:22 : 16/05/2025

Stresi i mërzitur nga humbja e PD: Kisha vënë bast me Noizyn

12:19 : 16/05/2025

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025

VIDEO/ Rama i serviloset deri në neveri Melonit, i ulet sërish në gjunjë në mes të shiut

11:48 : 16/05/2025

“Putin nuk e do paqen”/ Starmer nga Tirana: Nëse s’do vendosim sanksione, s’ka armëpushim

11:37 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com