Të gjithë të çmendur për Rodrigo de Paul. Mesfushori i argjentinas i Udinese-s ndiqet prej kohësh nga Inter dhe Juventus, por tani duket se është gati të futet në garë edhe Milan-i.
Bardhezinjtë e vlerësojnë rreth 40 milionë euro, por milanezët do të provojnë t’ia ulin çmimin duke provuar të përfshijnë në operacion edhe disa lojtarë. Në listën e të sakrifikuarve janë Hauge, Pobega dhe Brescianini.