Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se zgjedhjet vazhdojnë dhe opozita ka detyrë të mbroje vullnetin e sovranit deri në rinumërimin e votës së fundit.
“Çdo kërkese për dorëheqje apo analizë e nxituar, ndihmon Satrapin e zgjedhjeve të fshehë krimet zgjedhore dhe legjitimojë manipulimet e bëra”, shkruan ai në një reagim në rrjetet sociale.
Ndaj, shton Vasili, detyra e tërë opozitareve të përqendrohemi te rinumërimi dhe transparenca e çdo vote.
Ndryshe kushdo që bën lojën e Satrapit të zgjedhjeve të lira, është i shitur te ai, përfundon Vasili.