Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë këtë të Shtunë.
Policia njoftoi se, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”, në pronësi të shtetasit E.B.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit, shtuan të njëjtat burime.