Në zgjedhjet e 25 Prillit në qarkun e Tiranës kandidoi si i pavarur edhe një përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazi.
Mbështetja e hapur e Albin Kurtit nuk ishte e mjaftueshme për Abazin që të fitonte mandatin, pasi mori vetëm 2993 vota ose 0.64%. Megjithatë rezultati ishte i mirë nëse do të marrim në konsideratë faktin që lëvizja ka vetëm pak kohë që ka hyrë fuqishëm në Shqipëri dhe pas në zgjedhje la shumë emra të njohur.
Boiken Abazi mori më shumë vota se Monika Kryemadhi, Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe shumë socialistë e demokratë. Konkretisht Abazi la pas në renditjen preferenciale 16 kandidatë të PS-së dhe 21 të listës së PD-së. Kandidatët e Vetëvendosjes garuan edhe në Gjirokastër dhe Lezhë, por patën të njëjtin fat si në Tiranë, raporton abc.
Rezultati i votave preferenciale
Boiken Abazi 2993 vota
Monika Kryemadhi 2446
Jozefina Topalli 458
Astrit Patozi 830
Lista e PS që lë pas Boiken Abazi
Najada çomo 1583
Ervin Bushati 2991
Ermonela Felaj 2311
Fidel Ylli 1725
Klotilda Bushka 2973
Ylli Shehu 2040
Alfred Muharemi 1322
Romina Kuko 612
Edmond Rrushi 1468
Spartak Braho 1028
Klodeta Dibra 1492
Bora Muzhaqi 1069
Vahid Shaba 1407
Kledina Skëndo 364
Halit Valteri 2511
Tahir Muhedini 1141
Lista e PD që lë pas Boiken Abazi
Alfred Rushaj 2334
Albana Vokshi 2928
Vangjel Dule 848
Mesila Doda 2357
Aldo Bumçi 2136
Gent Strazimiri 2853
Mirela Tabaku 1000
Çlirim Gjata 447
Sali Shehu 2377
Dorjan Teliti 1588
Enkelejda Sallaku 542
Arben Tafaj 2224
Gentjan Muça 2026
Arjana Çela 142
Artur Roshi 379
Anduena Qefalia 1423
Ylber Valteri 597
Taulanda Jupi 466
Korab Lita 2715
Lediana Fratari 2000
Et’hem Aga 1755