• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si do të konfigurohej Parlamenti nëse listat do të ishin të hapura?

20:08 : 29/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Nga Boldnews.al

Në Shqipëri u zhvilluan më 25 prill zgjedhjet parlamentare, ku përmes një procesi me hije të forta dyshimi dhe akuza për shit-blerje votash, presione, përdorimin e administratës dhe resurseve shtetërore, Kryeministri Edi Rama arriti të marrë mandatin e 3-të duke siguruar 74 mandate deputetësh.

Përtej gjithë dyshimeve dhe akuzave të opozitës, apo kontestimeve që përmban raporti paraprak i OSBE/ODIHR, zgjedhjet e 25 prillit patën dy risi: zgjedhësi krahas subjektit kishte të drejtë të zgjidhte edhe kandidatin preferencial, i cili nëse arrinte të grumbullonte mbi 10 mijë vota, merrte mandatin e deputetit pavarësisht nëse renditej në fund të listës.

Pavarësisht se kjo u trumpetua si një hapje listash, qartazi barriera e herësit që u sanksionua ishte, pothuajse një mur i pakalueshëm për mbi 99 % e kandidatëve që ndodheshin jashtë zonës së sigurtë të listës.

Dhe kjo u tregua qartazi nga procesi zgjedhor, ku pati vetëm 3 raste, 1 në Elbasan dhe dy në Tiranë, ku deputetët jashtë zonës së sigurtë arritën të siguronin votat e nevojshme, duke zhvendosur renditjen.

Lexo edhe:

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

Por çfarë do të ndodhte nëse herësi nuk ekzistonte, sa do të ndryshonte lista e kandidatëve dhe kush do të merrte mandatin e deputetit?

Bazuar në të dhënat zyrtare të KQZ, shumë prej emrave të vendosur në listat e sigurta të partive kryesore do të humbisnin, pasi të tjerë emra në listë kanë siguruar shumë më tepër vota se ata që janë shpallur si fitues për shkak të renditjes dhe herësit.

Konkretisht në Qarkun e Tiranës, ku numërohen 36 mandate, në listën e PD Petrit Doda apo Asllan Dogjani, të renditur në fundin e listës kanë marrë mbi 5 mijë vota. Dhe po të shihet lista fituese me 15 emra, qoftë Doda ashtu edhe Dogjani kanë shumë më tepër vota se Alfred Rushaj, Mesila Doda apo Vangjel Dule.

Në rradhët e socialistëve, po në Qarkun e Tiranës, Mimi Kodheli apo Dallëndyshe Bici, kanë marrë mbi 4300 vota secila, shifër kjo pothuajse 3 herë më e lartë se votat që ka marrë Najada Çomo, e cila renditej e dyta dhe për të cilën kanë vendosur preferencën 1435 zgjedhës. Gjithashtu edhe Ermonela Valikaj do të humbiste mandatin përballë Kodhelit dhe Bicit, që kanë marrë të paktën dy herë më shumë vota se kolegia e tyre socialiste.

Pandeli Majko me mbi 6800 votat e tij do i merrte mandatin Eduart Shalsit apo Toni Gogut, që kanë marrë respektivisht 4 mijë dhe 2 mijë vota.

Po kështu lista e Elbasanit do të kishte surpriza. Mes kandidatëve të PD-së është Qani Xhafa, emër jo shumë i njohur publik, por që ka marrë si vota preferenciale 4190, ndërsa Gazment Bardhi ka marrë 3984. Me një listë të hapur, pa kushtin e herësit, Xhafa që renditej i 8 do t´i merrte Bardhit mandatin, edhe pse ky i fundit si drejtues politik kryesonte listën e kandidatëve.

Në listën e socialistëve, Albana Hana, e cila renditej e 9-ta me votë preferenciale 3545 do ti merrte mandatin Klevis Xhoxhit që renditet i dyti në listë, por si votë preferenciale ka 2531 të tilla.

Në listën e PD të Durrësit, të paktën dy kandidatë që ishin në renditjen jo preferenciale, Igli Cara dhe Manjola Luku, kanë marrë mbi 6 mijë vota preferenciale, shifër kjo më e lartë se të gjithë kandidatët që kanë marrë mandatet. Të 6 emrat e parë të listës, kanë marrë më pak vota preferenciale se Cara dhe Luku, që mund të kishin luksin në rastin e një liste të hapur, të udhëhiqnin renditjen, duke lënë jashtë Oerd Bylykbashin, Edi Palokën, Agron Dukën apo edhe Ferdinand Xhaferrin.

Ndërkohë që lista e PS mund të kishte vetëm 1 ndryshim, do të humbiste mandatin Alban Xhelili, i cili ka marrë pak më shumë se 2 mijë vota preferenciale, ndërsa Denis Deliu apo Arkend Balla kanë marrë disa qindra vota më shumë.
Në Qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj me mbi 9 mijë vota preferenciale do të kryesonte qarkun në rradhët e demokratëve, duke sfiduar cilindo nga emrat që për shkak të renditjes kanë fituar të drejtën për të qenë pjesë e Parlamentit të ri. Po kështu Luljeta Sejko me rreth 1900 vota do të sfidonte nr 2 të listës Eralda Bano (Tase) që ka marrë pak më shumë se 1200 vota preferenciale.

Në rradhët e socialistëve Petro Koci, Tatiana Piro, Ismet Beqiraj apo Baftjar Zeqo do të humbisnin përballë Mirela Pitushit apo Adela Hysenajt që kanë marrë më shumë vota preferenciale.

Në qarkun Korçë nga demokratët bazuar në votën preferenciale, Andrea Mano do të merrte mandatin e deputetit me mbi 5400 vota, ndërkohë që numri dy i listës së PD-së, Sorina Koti ka 1622 vota. Gjithashtu Koti do e humbiste mandatin edhe përballë Marjeta Halilit që numëronte 2323 vota preferenciale.

Në rradhët e socialistëve, dy të parët e listës, Enslemvera Zake, Olta Xhacka, Ilir Topi apo Blerina Gjylameti do të humbnin mandatin nga Bledi Çomo për shkak të votës preferenciale.

Në listën e PD në Vlorë, Arbi Agalliu, i renditur i 4-ti, do të humbte mandatin përballë Gëzim Ademit dhe Jolio Dines, ndërsa në rradhët e kandidatëve të PS nuk do të kishte surpriza në këtë qark.

Në qarku e Lezhës, Elda Hoti, e cila renditej e 9-ta, me votë preferenciale do t´i merrte mandatin Lindita Metaliajt, e cila renditej e 3-ta në listë. Hoti numëron si vota preferenciale 2733, ndërsa Metaliaj 2328.

Pra nga një vëzhgim i shpejtë i listës së kandidatëve vetëm për dy partitë kryesore, do të rezultonte se me lista të hapura, pa barrierën e herësit, do të kishim në Kuvend të paktën 30 emra të tjerë, që referuar të dhënave zyrtare të KQZ kanë mbledhur më shumë vota preferenciale dhe emrat e preferuar të kryetarëve.

Lajme të lidhura

BOTA

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025
AKTUALITET

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025
AKTUALITET

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025
AKTUALITET

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025
Para

Festa te Gjiri Lalzit, Meta publikon foton me SuperMonën

TË GJITHA

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

12:33 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com