• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk mori mandatin, Beqaj u kërkon ndjesë socialistëve të Shkodrës dhe falënderon patronazhistët

09:45 : 29/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk do të të jetë në Kuvendin e ardhshëm. Beqaj nuk arriti të fitojë mandatin e tij, pasi Partia Socialiste mori vetëm tre mandate në Shkodër, ndërsa ky i fundit ishte i katërti në listë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka falenderuar të gjithë votuesit shkodranë, ndërkohë shton se është përpjekur të bëjë të gjitha maksimumin e  tij por, nuk ka mjaftuar.

Gjithashtu ai i ka kërkuar ndjesë të socialistëve shkodranëve, pasi siç thotë nuk arritën të përmbushin objektivin për katër mandate.

‘Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë.  Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar,” shprehet Beqaj ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Të dashur banorë të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Vaut të Dejës dhe Fushë Arrëzit,

Liria e zgjedhjes është një parim universal i botës demokratike.

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe ju e bëtë zgjedhjen tuaj në 25 prill 2021 dhe tashmë zgjedhja juaj është lexuar qoftë për subjektet politike, qoftë për kandidatët.

Kam disa falenderime, përgëzime, urime dhe ndjesa, të cilat të cilat po i rradhis më poshtë.

Faleminderit të gjithëve ju që morët pjesë në këtë manifestim demokracie dhe me qytetarinë tuaj kontribuat me dinjitet në një proces shumë të rëndësishëm zgjedhor.

Faleminderit gazetarëve, kameramanëve, reporterëve të mediave lokale në Shkodër për profesionalizmin dhe paanshmërinë me të cilën përcollën tek publiku aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Faleminderit të gjithë njerëzve, sipërmarrësve, bizneseve të vogla, të vetpunësuarve, fermerëve, peshkatarëve, veteranëve, pensionistëve, personave me aftësi ndryshe, të papunëve, studentëve, mësuesve, personelit shëndetësor, operatorëve turistikë, grupeve të interesit që patën durimin të dëgjonin ofertën e PS-së për Shkodrën.

Faleminderit të gjithë kandidatëve të të gjitha subjekteve politike për garën e ndershme gjatë fushatës dhe luajalitetin në ditën e votimit dhe në procesin e numurimit sepse besoj se bashkarisht ia dolëm të tregojmë qytetarinë e Shkodrës në këtë moment shumë delikat për vendin tonë.

Faleminderit të gjithë 30,296 vajzave dhe djemve, grave e burrave votues të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër.

Faleminderit të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste, patronazhistëve, simpatizantëve dhe mbështetësve tanë për energjinë pozitive të përcjellë gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Faleminderit kryetarëve të PS në bashkitë e qarkut.

Faleminderit kryetarëve të bashkive të qarkut, Toninit, Markut, Gjonit dhe Franit.

Faleminderit të 11 kolegeve dhe kolegëve kandidatë të listës së Partisë Socialiste për angazhimin maksimal.

Një falenderim të veçantë kam gjithashtu edhe për familjen time, vajzën dhe bashkëshorten, që më mbështetën dhe më inkurajuan papushim gjatë këtyre muajve, në këtë sfidë të vështirë zgjedhore.

Përgëzime të gjithë kandidatëve fitues nga të gjithë subjektet politike që do të përfaqësojnë qarkun e Shkodrës në Kuvendin e ardhshëm.

Urime të veçanta për Edonën, Paulinin dhe Benetin që do të përfaqësojnë socialistët e  qarkut Shkodër në Kuvendin e ardhshëm.

Shqiptarët, qartësisht kanë zgjedhur Partinë Socialiste si forca progresiste, të cilës iu besua për të tretën herë vazhdimi i misionit për ndërtimin e Shqipërisë, në të cilën të rinjtë të projektojnë të ardhmen e tyre. Si shumë prej jush jam shumë i gëzuar që Partia Socialiste është forca fituese e këtyre zgjedhjeve. Por më së shumti, për vetë Shkodrën. Sepse, 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë realisht një 4 vjeçar transformimi rrënjësor për Shkodrën.

Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë.  Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar.

Sipas zgjedhjes suaj, unë nuk do të jem në Kuvendin e ardhshëm si përfaqësues i juaji. E dëshiroja shumë të kisha privilegjin të kontriboja edhe unë për Shkodrën.

Gjithsesi, Shkodra është e para.

Deputetët shkojnë e vijnë. Në fund të fundit, kjo është demokracia ku kemi vendosur të jetojmë. Kjo është demokracia për të cilën shkodranët janë martirizuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri. Jeta na ofron të gjithëve mundësi të pafundme për të bërë mirë dhe me përkushtim atë që mendojmë dhe besojmë se mund të bëjmë.

Me përulje dhe sinqeritet,

Ilir Beqaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025
AKTUALITET

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025
Para

Gazetari shpërthen ndaj kamatvonesave të vendosura për gjobat: Kjo është fajde kriminale

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com