• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti zyrtar, si organizatat kriminale pastruan para në prona të paluajtshme në 2020, dyshime për një politikan

08:04 : 29/04/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Pasuritë e paluajtshme janë një ndër sektorët ku organizatat kriminale pastruan paratë në vitin 2020.

Raporti vjetor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) për vitin e shkuar zbardh të paktën pesë tipologji ku një ndër to është edhe ajo e pasurive të paluajtshme të cilat janë referuar për ndjekje në organet ligj zbatues, pasi një persona i njohur për organet ligj zbatuese për përfshirjen në veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe për lidhjet e tij me persona me precedentë kriminal ishte përfshirë në aktivitete të dyshimta të pasurive të paluajtshme (shiko Tipologjinë II). Raporti jep në detaj mënyrën sesi janë kryer transaksionet, përfshirja e shtetasve të ndryshëm dhe elementët e përdorur.

Në një tjetër tipologji përmendet rasti i personave të ekspozuar politikisht përmes skemave të paqarta të huamarrjes nga një drejtues i lartë i institucioneve publike, me qëllim final marrjen e një lejeje, duke fshehur gjurmët. Ky individ kishte lidhje me një ish person të ekspozuar politikisht (shiko skemën e detajuar më poshtë, në Tipologjinë 4)

Më poshtë janë të zbardhura të gjitha tipologjitë sipas raportit të DPPPP të cilat përfshijnë edhe raste tipike të zbuluara më parë të lidhura me bizneset fiktive, raste të korrupsionit apo edhe risqet që vinin nga pandemia e COVID-19. Lidhur me rrezikun në kohën e pandemisë edhe vetë Moneyval nxiti institucionet monitoruese në vendet që janë pjesë e tij që të jenë vigjilentë për rrezikun e pastrimit të parave përmes kanaleve që mund të ofroheshin në një situatë pandemie.

Tipologji 1: Kryerja e një aktiviteti fiktiv

Lexo edhe:

Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash

Shtetasi i huaj X në më pak se 1 vit hap 4 kompani në Shqipëri që kanë aktivitet në fusha të që lidhen me ndërtimin, import-eksport mallrash të veshjeve, shitblerje pasurish të paluajtshme si dhe zhvillim të biznesit, për të cilat hap llogari të në banka të ndryshme.

Në llogaritë bankare të disa prej këtyre kompanive, u vunë re transferta në vlera të konsiderueshme të dërguara nga vende të cilësuara me risk të lartë për pastrim parash, mes të cilave veçojmë:

  • Kompania A për periudhën Janar – Mars 2020 ka përfituar 450,000 USD nga një kompani me vendndodhje në shtetin 1, pjesa më e madhe e të cilave (330,000 USD) tërhiqen në para fizike nga vetë shtetasi duke deklaruar se këto fonde do të përdoren për blerje kompjuterësh, makina të ndryshme dhe produkte mjekësore në Shqipëri dhe në një vend fqinj. Në mars 2020 ‘A’ transferon 70,000 EUR në një vend të rajonit për blerje produktesh që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe një pjesë të fondeve të kredituara në llogarinë e subjektit janë përdorur për blerje me kartë (POS).
  • Nga komunikimi me NJIF partnere është konstatuar se, A gjatë një periudhe dy vjeçare në llogaritë që disponon në shtetin 1, ka përfituar dhe dërguar transferta bankare nga dhe për subjekte të ndryshme po në shtetin 1, në vlera të larta që arrijnë në një total prej 4,000,000 USD.
  • Kompania B, për periudhën Janar – Maj 2020 ka përfituar 110,000 EUR të urdhëruara nga subjekte të ndryshme nga vendet: 2, 3, 4 dhe 5 me përshkrim: për shitblerje malli, maska, doreza. Më pas fondet e kredituara transferohen në favor të kompanive të ndryshme në SHBA dhe Kinë për pagesë faturash, një pjesë përdoren për blerje me kartë (POS) të produkteve të ndryshme por edhe të shërbimeve që lidhen me fushën e IT. Blerjet realizohen në vende të ndryshme të botës.

Kompania B ka deklaruar pranë subjekteve financiare se importon mallra nga një vend i rajonit dhe një vend i BE dhe më pas i eksporton në varësi të kërkesave. Nga verifikimet e DPPPP rezultoi se asnjë prej shoqërive të shtetasit X, nuk kishte kryer procedura doganore import/eksporti.

Gjithashtu për shtetasin X rezultuan të dhëna për mashtrim, për shkak se ky shtetas premtonte shitje të produkteve të ndryshme kundrejt pagesave bankare, por malli për të cilin ishte rënë dakord nuk ju lëvrohej klientëve.

Nga verifikime të mëtejshme rezultoi se:

  • Kompanitë e shtetasit X, nuk kishin aktivitet tregtar në vendin tonë (pa punonjës dhe për më tepër pa aktivitet shit-blerje);
  • Adresat e subjekteve nuk janë të sakta dhe bizneset nuk ekzistonin;
  • Shtetasi X, nuk kishte hyrje-dalje të regjistruara në vendin tonë;

Bazuar në dyshimet:

  • Themelimi i shoqërive të ndryshme brenda një periudhe të shkurtër kohore nga një shtetas i huaj me një profil jo të qartë;
  • Transferta të larta në mbërritje të pasuara me tërheqje të fondeve apo blerje me kartë;
  • Fonde të përfituara në formën e pagesave të faturave, ndërkohë që subjekti përfitues nuk ushtronte aktivitet financiar;
  • Indiciet për mashtrim; Informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Etiketa: paraprona

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

21:46 : 01/08/2025
Ajola Xoxa në SPAK
AKTUALITET

Ajola Xoxa përdori trashëgiminë e babait për “lavatriçe parash”, kontrata fiktive për shitje pronash

15:45 : 01/08/2025
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025
AKTUALITET

Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare

16:43 : 24/07/2025
SHOW BIZ

Roza Lati flet për vajza që shesin trupin për para: Prostitucioni është “zanat” i vjetër!

16:33 : 24/07/2025
Para

Mbyllet numërimi për kandidatët në Gjirokastër, ja si u ndanë votat

TË GJITHA

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

21:06 : 03/08/2025

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025

Analiza: A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

20:42 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com