Nisja e procesit të numërimit të votës ka nxjerrë në pah edhe një fenomen tjetër atë të cënimit të votës së kandidatit. Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një deklaratë në twiter shprehet se çdo kush që cënon votën e kandidatit do të përballet me ligjin.
Deklarata
Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.