Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Pogradecit.
Pas përfundimit të numërimit të 106 kutive, Partia Socialiste shpallet fituese me 15.699 vota, Partia Demokratike renditet e dyta me 12.509 vota, ndërsa LSI ka marrë 27.18 vota.
Gjithashtu raportohet se në Bashkinë e Maliqit kanë mbetur edhe tre kuti për të përfunduar.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 6 mandate në këtë qark, ndërsa Partia Demokratike 5.