• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I riu me HIV/ AIDS rrëfen: Ja si më infektuan në spital

13:11 : 02/12/2016
në AKTUALITET

Një 29 -vjeçar që mbart virusin vdekjeprurës HIV/AIDS është bërë sot protagonist i emisionit ‘Me zemër të hapur’, ku ka rrëfyer kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe dramave familjare.

I riu nga një qytet juglindor i Shqipërisë tregon tmerrin që ka përjetuar prapa hekurave të burgut në Drenove, kur bashkëvuajtesit e tij mësuan se ai ishte prekur nga HIV/AIDS. Sëmundjen e ka mësuar rastësisht dhe gjëja e parë që i shkoi ndërmend ishte vetëvrasja. Ditën që ka mësuar se është e infektuar, e quan më të vështirën e jetës së saj. Por 29¬vjecari është i vetëm në këtë jetë, pasi dy prindërit i humbi nga kanceri, por dhimbjet në shpirtin e këtij të riu nuk ndalen këtu. Ai po nga kanceri humbi dhe vëllain e tij dhe sot është I vetëm farë në këtë botë. I detyruar nga jeta që bënte shkeli ligjin duke bere një grabitje, pasi stomaku dhe trupi kërkonin ushqim. Djali u dënua me 4 vite heqje lirie dhe ditën e mërkurë me 23 nëntor u la i lirë duke vazhduar pjesën e dënimit në vëzhgim të policisë. Arsyeja e daljes nga burgu ishte se institucioni në fjalë nuk mund ta kuronte dot dhe nuk kishte më shtretër në burgun e Drenovës. Në kufijtë e një skandali, ky 29¬vjeçar endet rrugëve të Tiranës pa para në xhep, pa një dhomë ku mund të mbrohet nga i ftohti i këtij dimri. Përveç strehës, i riu ka nevojë për mjekim dhe mbi të gjitha për izolim, pasi është rrezik për përhapjen e infeksioneve të mundshme tek të tjerët në stadin që është me këtë virus. Tragjedia nuk mbaron me kaq, pasi i riu ka tentuar të vetëvritet. Mësohet se ai i kishte dërguar sot një sms stafit të emisionit “Me zemër të hapur” ku njoftonte se do të kryente aktin e vetëflijimit, por brenda vetes gjeti kurajo për të hequr dorë nga veprimi ekstrem. Gazetarja Odeta Dume, e cila ka ndjekur nga afër rastin e të riut, tregon se “Na kontaktoi nëpërmjet numrin të redaksisë, duke u shprehur ‘sapo kam dalë nga burgu, kam nevojë për ndihmë’. Në njoftoi me sms se vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse. Duke mos patur një strehë ku të qëndrojë, në këto ditë të ftohta, ai ka kërkuar të gjejë qoftë edhe një godinë me katër mure, të cilët mund ta mbrojnë sado pak nga temperaturat e ulëta”.

Je i vetmi pjesëtar u familjes tënde që je në jetë aktualisht. Çfarë ka ndodhur me familjen tende?

Nëna u nda nga jeta me parë, e më pas babai para 5 vitesh nga kanceri. Edhe vëllai u nda nga jeta nga kanceri në mushkëri. Aktualisht jetoj vetëm.

Si e ke përjetuar vdekjen e pjesëtarëve të familjes tënde?
Më shumë më ka dhembur vdekja e vëllait. Se isha në burg. Nuk i shkova dot as në varrim.

Si e mësuat që ishit sëmurë?
Në fillim kisha dhimbje në mëlçi. Po më akuzonin se e stimuloja. Pas analizave që bëra pas 7 muajsh më thanë që nuk ke probleme me mëlçinë.

Çfarë menduat kur prisje analizën?
Mendova se kisha sëmundjen e vëllait. Por këtë e kam mësuar në korrik të 2015. Mjekët e Korçës e dinin, po nuk ma thonin dot. Por kur erdha te spitali i burgut, mjekja më thirri. Dhe më tha a ke ndonjë pjesëtar të familjes. I thashë jo. Atëherë më tha duhet të bëhesh i fortë, se ke këtë sëmundje. Unë kam qenë shumë i rregullt në jetë. Por kur kam patur një ndërhyrje të domosdoshme, më është dhënë gjak. Dhe besoj se më është dhënë gjak i infektuar. Jam i bindur që nuk krijoj dot familje, se s’dua të marr njeri tjetër në qafë.

Lexo edhe:

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

Ti je infektuar nga një gjak i infektuar nga spitali ku u trajtove. Dhe shteti duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Po shteti sot të braktisi…
Momentalisht unë jam në stadin e dytë. Mungesa e medikamenteve i jep avantazh virusit që të zgjohet, dhe mua nga kjo do më lindin problemet. Mos trajtimi për një kohë të gjatë, është shumë problem për mua. I dhashë kurajo vetes do jetoj prapë. Edhe pse kam këtë sëmundje. Por përveç sëmundjes, unë ndihem i diskriminuar.

Si e morën vesh të burgosurit e vet?
Nëpër burgje ruhet konfidencialitet. Fakti që strukturat policore nuk e ruajti këtë anonimat, u mor shumë shpejt. Gjithmonë ka qenë një pjesë e vogël e Policisë së Shtetit që s’kam pasur konfidencat e duhura dhe për inat e përhapën fjalën.

Kush ishte i burgosuri i parë që ra në kontakt të drejtpërdrejt me ty duke u paragjykuar?
Nuk mund të jap një identitet. Bisedat kanë qenë shumë negative.

Me çfarë aspekti?
Me sharje dhe ofendime.

U munduat që t’ja shpjegonit se e keni marrë virusin nga institucionet?
Nuk ka pasur interes. Pasi askush s’ka pasur dëshirë të më dëgjonte. Të paktën falënderoj drejtorin e burgut të Drenovës për ndihëm dhe se herë unë i kërkoja që të ndërroja dhomë, më ndërronte.

Para 10 ditsh kur ishte i lirë çfarë mendove kur dole?
Ku do jetoj? Si do jetoj? Me çfarë do jetoj? Kush do mi jap ilaçet. E vetmja gjë që thash ishte “Oh Zoti i madh më ndihmo”.

Veprimi i parë që bërë?
Kam shkuar tek shtëpia, pasi e kam një banesë. Atje kam kujtime të hidhura. Nuk mund të jetoj atje, pasi është e amortizuar.

Pse është e pabanuar?
Prej 7 vitesh është e shkatërruar. Ajo ka nevojë që nga instalimet dhe suvatime, pasi s’ka asgjë brenda. Ka lagështirë. Kam parë një film që është xhiruar në Kenia, ku shihja se si një i sëmurë me HIV/AIDS që merrte 7 ilaçe, ndërsa unë marr 1. Për mua është shumë e vështirë.

Ishin vetëm 20 mijë lekë të vjetra që vodhe. Çfarë të detyroj?
Ushqimi, fjetja. Flija rrugëve.

Ishit munduar të punonit?
Jo, pasi kam kaluar një kalvar vuajtjes. Kam thyer këmbët në një aksident. Mu ndërpre kempi se s’kisha lekë ti jepja mjekëve.

Çfarë bërë me ato lekë?
Pagova 5 mijë lekë të vjetra hotelin dhe ushqimet për atë natë.

Sa je penduar?
Jam penduar shumë për atë veprim.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

20:22 : 12/05/2025
AKTUALITET

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

20:21 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD shkëputet me 1114 vota përpara PS në Kamëz

20:18 : 12/05/2025
SPORT

Vllaznia-Egnatia/ Regi Lushkja i jep avantazhin rrogozhinasve me gjuajtjen e parë (Video)

20:12 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

20:00 : 12/05/2025
Para

Pronat, Manjani: Do përshpejtohen procedurat. Ja çdo të ndodh me aministinë e të burgosurve

TË GJITHA

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

20:22 : 12/05/2025

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

20:21 : 12/05/2025

PD shkëputet me 1114 vota përpara PS në Kamëz

20:18 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Regi Lushkja i jep avantazhin rrogozhinasve me gjuajtjen e parë (Video)

20:12 : 12/05/2025

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
Screenshot

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

20:00 : 12/05/2025

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?

19:55 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com