Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi pas përfundimit të procesit të votimit se koalicioni opozitar ka dalë fitues nga zgjedhjet e kësaj të Diele.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin! Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, është një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim”, u shpreh Basha në një prononcim për gazetarët jashtë selisë blu.
“Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, me durim dhe sipas ligjit. Dhe siç kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtej procesi, Shqipëria fiton”, përfundoi ai.