Sikur të mos mjaftonin mungesat e shumta të javëve të fundit, Shpëtim Duro tani humb një tjetër lojtar deri në fund të sezonit.
Dorian Kërçiku ka thyer gishtin e këmbës dhe për këtë arsye nuk do të jetë gati për ndeshjet e mbetura të këtij kampionati. Futbollisti e ka të pamundur të vazhdojë stërvitjen dhe kështu nuk është gati për Laçin, në një moment delikat të sezonit, ku kurbinasit janë në spritin final për objektivin titull.
Kujtojmë se mbrojtësi 27-vjeçar u bashkua me Laçin në merkaton e verës së kaluar, por nuk është aktivizuar në shumë ndeshje me Laçin, për shkak të dëmtimeve dhe ekziston mundësia që ai të largohet në verë, për të vazhduar karrierën diku tjetër.