Nga Boldnews.al
Ndryshimi jo vetëm pritet të vijë, por duket se tashmë ka ardhur, dhe do të jetë vetëm dita e votimit për të zyrtarizuar fitoren e opozitës. Treguesit janë të qartë jo vetëm për frymën e krijuar, por edhe në atë që quhet “llogari matematikore” e votës së shqiptarëve, e cila përkthehet në mandate deputetësh. Sondazhi i zhvilluar nga Boldnews.al, i cili qëndroi tre javë i hapur, ka dhënë një rezultat i cili nxjerr fituese Partinë Demokratike.
Në sondash morën pjesë një numër rekord votuesish prej 26 023 personash. Verdikti ka qenë vërtetë befasues, duke i dhënë të drejtë edhe perceptimit publik masiv se tashmë pas tetë vitesh PS do të humbë pushtetin. Sipas sondazhit, PD ka siguruar 15 258 vota ose 58.8% të totalit, më pas vjen PS me 7 496 vota 28.8%, LSI 2631 vota në total 10.1 % dhe partitë e tjera të gjitha bashkë 638 vota në total ose 2.5%.
Në këtë votim, për të paraqitur një sondazh sa më pranë të vërtetës, Boldnews.al vendosi që të bllokojë mundësinë që nga një person të votohej më shumë se një herë. Duke analizuar të dhënat në total dhe qark pas qarku dhe marrë parasysh kampionin e madh me mbi 26 mijë votues, rezulton se PD arrin që të krijojë mazhorancën e vetme. Rënie të ndjeshme pëson PS e cila duket se kap një shifër e cila jo vetëm i sjell humbjen e pushtetit, por i shkaktoan edhe një ulje të ndjeshme të elektoratit të saj.
Ajo që vihet re nga sondazhi është se në javën e fundit ka pasur një rritje të qytetarëve që morën pjesë në votim të cilët në përqindje të ndjeshme nxjerrin fiese PD-në. Verdikti i lexuesve të Boldnews.al ka qenë i qartë, duke besuar se tashmë ndryshimi jo vetëm është i mundur, por mund të përmbysë çdo tentativë për të dhënë një imazh se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i ngushtë dhe se mazhoranca aktuale mund të kishte shpresë për një mandat të tretë.
Gjithashtu në këtë sondazh të Boldnews.al ishin edhe mundësitë që qytetarët krahas subjektit politik të votonin edhe për liderin e preferuar. Në qarkun e Tiranës që është më i madhi dhe nxjerr 36 deputetë, kryeson kreu i PD-së Lulzim Basha, me një diferencë të theksuar nga të gjithë kandidatët e tjerë për deputetë të çdo subjekti politik.
Nga ana tjetër, në Durrës si preferencë e votuesve të PS-së ka rezultuar Edi Rama. Në këtë mënyrë kreu socialist mund të ketë një mundësi që të futet si deputet jo nga lista, pasi është i teti, por nga vota e socialistëve si “kandidati i preferuar” i tyre.
Në këto zgjedhje, duke iu referuar të dhënave të përfituara nga sondazhi ka të tjera risi. Në të gjithë qarqet si forcë e parë politike del PD, por në disa ka diferencë të vogël krahasuar me PS dhe në të tjera PD ka një diferencë shumë më të madhe.
Linku i sondazhit ku mund të shihni çdo qark: https://sondazh.boldnews.al/