Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në Çim Peka Live, iu kthye edhe njëherë ngjarjes së Elbasanit, ku tha se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet nga Policia, atëherë autori i vetëm është Edi Rama.
Nëse ngjarja tragjike e ndodhur në Elbasan, nuk zbardhet nga organet e drejtësisë, atëherë Edi Rama është i përfshirë në të.
Për ngjarjen e Elbasanit, Policia e Shtetit të sqarojë nëse personat e përfshirë në të, a janë të njëjtët që shoqëronin Kryeministrin më 14 mars, “Ditën e Verës”, dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës.
Ambasada Amerikane është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rama thjesht flet në emër të tyre. Ai është një mashtrues dhe një intrigant dhe mbetet thjesht gruaja e Bilalit.