• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ou, s’ka gjë”, këto ishin fjalët e Gazmend Sllamit kur u vra nga pakujdesia nga shoku i tij

19:00 : 01/12/2016
në AKTUALITET

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 21-vjeçarin Altin Hazizi, i cili pak ditë më parë dyshohet se vrau nga pakujdesia shokun e tij të ngushtë.

Para trupi gjykues, 21-vjeçari ka treguar se si kishte ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë shoku u tij Gazmend Sllami. Sipas tij, të dy të rinjtë kishin dalë për gjueti në kodrinën e fshatit të tyre. “Shokun e kisha pas shpinës sime, ndërsa armën e kisha në shpatull, ku tyta ishte nga ana e Gazmendit.

Në një moment tentova të heq armën që e mbaja nën shpatull, dhe gishti të cilin e kisha në këmbëzën e armës padashje më shkrepi dhe plumbi preku shokun tim. Në ato momente pashë shokun tim të shtrirë përtokë, i cili mundi të thoshte vetëm këto fjalë “ou, s’ka gjë”, dhe më pas pashë që ai vdiq”, rrëfen 21-vjeçari.

Pyetjes së trupit gjykues se pse 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ai ka deklaruar se “më pas kishte parë një grua me një fëmijë nga larg dhe se ishte trembur dhe menjëherë bashkë me armën është fshehur në një gëmushë aty afër”. Fill pas kësaj, i riu tregon se kishte shkuar në shtëpi ku ndodhej nëna e tij të cilës i kishte treguar se çfarë i kishte ndodhur dhe asaj i ka rënë të fikët.

Para trupës gjykuese i riu tregon se në gjendje të rënduar psikologjike ai kishte ndenjur në dhomën e tij, ku e kishte zënë dhe gjumi, ndërsa policia kishte ardhur me vonë e kishte arrestuar në gjumë. 21-vjeçari, i cili prej pak kohësh është fejuar në një fshat të Elbasanit, shfaqi shenja pendese për atë çka kishte ngjarë dhe se u kishte kërkuar sërish falje familjarëve të shokut, si edhe të familjarëve të tij për këtë tragjedi që ka shkaktuar në dy familjet. Pas kësaj, ai është larguar me pranga drejt paraburgimit.

Lexo edhe:

E FUNDIT – Në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet Aldo Avdylaj

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të plagosur

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Gazmend Sllami ndodhi të shtunë e kaluar . Mësohet se Altin Hazizi kishte marrë në telefon shokun e tij 19-vjeçar dhe pasi kishte marrë çiften po e priste atë në kodrinë me qëllim për të gjuajtur bashkë mëllenja. Mbas kësaj telefonate viktima ka dalë nga banesa rreth orës 14:00 të drekës, duke mos thënë asnjë gjë se ku po shkonte. Ai kishte shkuar në vendin e quajtur “Ara e Xhemës” ku edhe po e priste shoku i tij. Dyshohet se ata kanë nisur të mësojnë armën e llojit çifte dhe vetëm dy pre më pas, nga pakujdesia, 21-vjeçari ka tentuar të heqë armën nga krahu por që fatkeqësisht plumbi ka prekur shokun e tij duke i marrë jetën. Menjëherë pasi kanë dëgjuar të shtënën e armës, banorë të fshatit janë drejtuar për nga vendi ku u dëgjua e shtëna dhe aty bashkë me familjarë të viktimës, kanë gjetur të vdekur 19-vjeçarin.

Edhe pse ata e kanë nisur për në spital ai ka qenë i vdekur që në vend pasi plumbi e kishte prekur shumë afër organeve jetike duke i marrë edhe jetën. Pas kësaj Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet, ndërsa pas hetimeve rezultoi se djali dhe familja e tij nuk kishin konflikte me askënd. Më pas Policia i shtriu pistat edhe tek ndonjë sherr adoleshentësh, duke marrë në pyetje edhe miq dhe të afërm të viktimës. Pas deklaratave të shumta, Policia ngriti dyshimet e para se autori i vrasjes së 19-vjeçarit mund të ishte një nga miqtë e tij, dyshime të cilat u lidhën me 21-vjeçarin. Tashmë ndaj të riut rëndojnë dy akuza “vrasje nga pakujdesia” si edhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E FUNDIT – Në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet Aldo Avdylaj

08:54 : 14/10/2025
AKTUALITET

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të plagosur

08:52 : 14/10/2025
AKTUALITET

I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi/ PAMJET

08:46 : 14/10/2025
AKTUALITET

Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

08:41 : 14/10/2025
BOTA

Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

08:30 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025
Para

Mbyllet pa gola pjesa e parë në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit

TË GJITHA

E FUNDIT – Në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet Aldo Avdylaj

08:54 : 14/10/2025

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të plagosur

08:52 : 14/10/2025

I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi/ PAMJET

08:46 : 14/10/2025

Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

08:41 : 14/10/2025

Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

08:30 : 14/10/2025

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com