• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja me armë në Elbasan/ Ardi Veliu nuk ka guxim t´i përmendë emrin PS

14:13 : 22/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Kryepolici Ardi Veliu dha sot detaje lidhur me ngjarjen e djeshme të ndodhur në Elbasan, ku si rezultat i një përplasjeje me armë, u vra shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen nga deklarata e Ardi Veliut ishte se ndërsa përmendi vullnetarët e subjektit politik Partia Demokratike, nuk përmendi se kujt subjekti politik i përkisnin personat e tjerë, sikundër nuk dha sqarime se në emër të kujt partie po bliheshin votat.

Pak a shumë, kryepolici ka mbajtur të njëjtën linjë si dhe drejtuesit e Rilindjes, të cilët në deklaratat gjatë ditës së djeshme nuk pranuan që një nga palët e përfshira në konflikt të ishin mbështetës apo pjesë e strukturave të shtabit elektoral të PS në Qarkun e Elbasanit.

Gjithashtu nga deklarata e Ardi Veliut nuk u tha se kush nga palët e përfshira në përplasjen me armë ka përdorur e para armën, pra kush ka qëlluar i pari, në një ngjarje që prodhoi 1 viktimë dhe 4 të plagosur. Në konferencën për mediat u tha se nuk janë gjetur materiale zgjedhore, ndonëse në fakt dyshimet janë për blerje kartash identiteti, që nuk përfshihen në ato që quhen materiale zgjedhore.

Veliu tha se është arrestua shtetasi Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Lexo edhe:

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

Gjithashtu, Veliu se ndaj shtetasve Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, kanë nisur hetimet si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”, në bashkëpunim.

“U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës””, tha Veliu.

Në deklaratën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, janë njoftuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga shtetasi Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurinë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan, së në rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona.

“Nga ana e Policisë është vlerësuar informacioni dhe menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë një patrullë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe dy zv.drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë.

Në vendngjarje, shtetasi Arjan Hoxha është shkëputur nga grupi i personave që e shoqëronin dhe ka komunikuar me punonjësit e Policisë, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik.

Po kështu grupi i personave të ndaluar kanë bllokuar qarkullimin e automjetit fuoristradë ML të drejtuar nga shtetasi M. G., duke i prerë rrugën, marrë çelësin e automjetit. Ndaj këtij shtetasi dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme të heqjes së paligjshme të lirisë, nëpërmjet dhunës të kryer në bashkëpunim”, tha Veliu.

Ai theksoi se shtetasi Arjan Hoxha ka qenë i shoqëruar nga shtetasit Arbër Paplekaj, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-ushtarakë dhe ish-punonjës policie dhe nuk janë banorë të qarkut Elbasan.

Sipas Kryepolicit, këta shtetas kanë deklaruar se janë vullnetarë të mbrojtjes së votës për Partinë Demokratike. Ata qarkullonin me tre furgonë të bardhë dhe të loguar me siglën e kësaj force politike.

“Pas mbërritjes së forcave të Policisë, konflikti i nisur më parë u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xh. S.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra, 4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike etj.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale shtetasit Arbër Paplekaj i është sekuestruar edhe një armë zjarri e tipit “Glock” .

Nga këqyrja e automjetit tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës.

Këto prova po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore”, tha Veliu.

Lajme të lidhura

RAJONI

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025
SPORT

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

20:58 : 14/06/2025
BOTA

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

20:27 : 14/06/2025
SPORT

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

20:17 : 14/06/2025
BOTA

Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

20:01 : 14/06/2025
RAJONI

Kosova: Irani duhet të ndalojë veprimet që cenojnë stabilitetin rajonal

19:54 : 14/06/2025
Para

Cili do ishte partneri i saj nëse do e kthente kohën pas? Ami e deklaron publikisht

TË GJITHA

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

20:58 : 14/06/2025

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

20:27 : 14/06/2025

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

20:17 : 14/06/2025

Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

20:01 : 14/06/2025

Kosova: Irani duhet të ndalojë veprimet që cenojnë stabilitetin rajonal

19:54 : 14/06/2025

Tronditet Minnesota! Atentat ndaj dy senatorëve, vritet ligjvënësja demokrate dhe bashkëshorti i saj /

19:37 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com