Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, tha në ‘A-Show’ se do të ketë një qasje komplet të kundërt me atë të Ramës në bashkëpunimin me opozitën. Dhe se do ti krijojë opozitës të gjitha instrumentet e kontrollit ndaj qeverisë.
Adi Krasta: Domethënë do të bashkëpunosh me opozitën e Shqipërisë, opozitën e majtë, edhe sikur atë ta drejtojë zoti Rama, prapë?
Lulzim Basha: Ne do t’i krijojmë opozitës së ardhshme, Partisë Socialiste në opozitë, të gjitha instrumentet e kontrollit ndaj qeverisë, sipas Kushtetutës dhe ligjit dhe kjo do të jetë një garanci shtesë për shqiptarët. S’ka të bëjë kjo me mua apo me drejtuesin e ardhshëm të opozitës, nuk ka të bëjë me PD apo me PS, ka të bëjë me konceptet. Do të ishte mendjemadhësi të thoja “e mia”, se në fakt janë konceptet e Europës, janë konceptet e Amerikës, po me ato, për fat, jam rritur, jam formuar dhe unë që në rini, prandaj po them, janë konceptet e mia, që në fakt janë parimet me të cilat është ndërtuar demokracia europiane, demokracia amerikane, demokracia më e vjetër në botë, demokracia britanike.
Opozita ka një rol shumë të rëndësishëm në kontrollin e pushtetit dhe opozita e ardhshme, Partia Socialiste në opozitë do ta ketë këtë rol, jo sepse kam unë qejf apo se dua unë të bëj diçka ndryshe por sepse qytetarët shqiptarë meritojnë këtej e tutje, t’i mbyllet dera e tranzicionit dhe të hapet dera e një politike që do ta çojë Shqipërinë drejt Europës. Dhe në këtë kuptim për hir të qytetarëve shqiptarë, duhen bërë disa gjëra. E para, fare normale, opozita do të ketë të gjitha mekanizmat e kontrollit, me Kushtetutë dhe me ligj, për të bërë punën e kontrollit. Kaq ka opozita për të kontrolluar qeverinë.
E dyta, drejtësia po kështu dhe e treta, që është një propozim shtesë i imi por i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm, ua kam bërë të qartë edhe partnerëve të koalicionit, do të kalojë në parlament ose përndryshe do të kalojë me referendum, që deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, jo më shumë se 2 mandate sepse zoti Krasta, unë besoj, në qoftë se një kryeministër nuk arrin dot për 8 vite të përmbushë misionin e vet, angazhimet e veta, premtimet e veta, nuk ka për t’i bërë dot edhe për 4 të tjera. Nuk ka për t’i bërë dot kurrë. Është një koncept i cili është materializuar në Kushtetutën e një prej demokracive më të forta dhe më të njohura të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë kufizuar termin e presidentit që është ekzekutiv në dy terma, në dy mandate.
Adi Krasta: Në momentin që, natyrisht kolegët e mi, ju keni folur në media gjatë gjithë kohës kjo është shumë impenjative, ju filloni sot pastaj do të shkoninë intervista.
Lulzim Basha: Po flasim shumë për datën pas 25 prillit.
Adi Krasta: Padyshim shkojmë tek programi, me shumë të drejtë shkojnë tek konceptet tuaja personalisht për ekzekutivin, për demokracinë. Unë e kam konceptuar sot tek regresi që u bë me indekset e demokracisë këto 8 vite, indekse që i kanë konfirmuar, indekse të degraduara, që i kanë konfirmuar të gjithë institucionet ndërkombëtare të rëndësishme, Transparency Internacional, departamenti i shtetit, të gjithë institucionet që ndjekin me vëmendje dhe kontrollojnë, bashkimi europian gjithashtu. Por unë jam shumë i ndjeshëm karshi mediave dhe çuditërisht kryeministrat dalldisen në një mënyrë të dukshme karshi mediave.
Në Kosovë po bën shumë përshtypje insaideri i Parim Ullurit kishte bërë një shkrim dhe ju futën ministrat e një lëvizje spektakolare që solli ndryshimin dhe veprojnë njësoj si gjithë ministrat e tjerë për t’i mbyllur gojën njerëzve. Madje kryeministri përpara disa ditësh kishte shkuar tek kolegu im Ylli Rakipi, ndoshta ndoshta për t’i bërë deklaratën më të qenësishme atje dhe i tha: “unë nuk të kam hequr ty nga puna, e cila është një gënjeshtër”. Raporti shumë kompleks me mediat, por raporti i juaj, i kryeministrave me median nuk është edhe aq, si me thënë është i dukshëm e padukshëm etj. Ajo që më shqetëson mua dhe kujdes çfarë flisni sot, tani, sepse pas dy vjetësh është një gjë që do t’u kërkohet llogari për këtë, është raporti me pronarët e medias. 3 prej tyre unë e di shumë mirë që në datën 26 do vijnë në zyrën tuaj, 3 prej tyre, unë e di shumë mirë si dhe si vinë, çfarë thonë, çfarë do kërkojnë, çfarë do të thonë nën rreshta disa prej tyre.
Lulzim Basha: Supozoni se do vijnë.
Adi Krasta: Padyshim, tani unë nuk jam “Nostradamusi”, por duke patur parasysh se çfarë kanë bërë gjatë kryeministrat gjatë gjithë kohës, ma do mendja do ta bëjnë. Ata duan leje, ata duan një lehtësim nga tatimet, ata duan projekte se ja kanë hapur grykën televizionin e kanë vetëm për një sallone të përgjithshme, ata janë të pasur, ata janë arrogantë dhe do të vijnë tek ju. Pyetja në këtë rast është. Duket gati, gati sikur është e pamundur për ju që t’i thoni jo.
Lulzim Basha: Edhe njëherë do të kthehemi tek shkaqet dhe jo tek pasojat. Shkaku i kësaj sjellje kryeministrore është frika nga media e lirë, nga zëri dhe nga pena e gazetarëve dhe në këtë mënyrë ata krijojnë një aleancë të pandershme, me qëllim që të bëjnë presion për censurë apo autocensurë. Është një problem do të thoja i nisur nga politika edhe ky, kapja e mediave është një problem i nisur nga politika njësoj si kapja e drejtësisë. Atëherë çfarë duhet bërë, dy gjëra, statusi i gazetarit dhe zbatimi rigoroz i tij dhe për këtë projekti po bëhet gati me Britaninë e madhe mbretërinë e bashkuar
Adi Krasta: Më leni t’ua bëj pyetjen edhe njëherë.
Lulzim Basha: Ta mbyll dhe të dytën. Fuqizimi i transmetimit publik, meqë BBC-ja nuk mund të mos përmendet sot në këtë intervistë, që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çfarë do të thotë fuqizim, do të thotë buxheti i transmetuesit publik si një përqindje e buxhetit të shtetit, administrimi në duar të njerëzve të medias dhe jo në duar as të parlamentit, as të qeverisë…
Adi Krasta: Do të mund t’i thoni jo presionit të tyre, në këtë moment që ne kemi çliruar gazetarët bëjnë punën e tyre ashtu siç dinë ta bëjnë dhe siç kanë treguar ta bëjnë, në këtë moment neksusi i të keqes pushtet politik- pushtet mediatik në kuptimin negativ të fjalës, se pushteti mediatik është i rëndësishëm për ta mbajtur qeverinë llogaridhënëse, nganjëherë po aq edhe më i rëndësishëm se parlamenti dhe drejtësia, por ana e errët e këtij ineksusi e kësaj lidhje këputet.
Lulzim Basha: Dy gjëra që do të duhet të marrin një lloj garancie nga cilido njeri që bën një bindje për t’u bërë kryeministër në këtë vend, dy gjëra. Numër një, gjatë këtyre 8 viteve ne kemi konstatuar që mazhoranca e zotit Rama ka aplikuar ndoshta një nga platformat propagandistike më agresive në të gjithë vendet e botës. Edhe ato qindra mijëra njerëz që hynin me likes dhe me trolls, bëjnë pjesë në këtë rrëmujë të madhe. Po sulmet bullizimi që kryeministri i ka bërë, apo dhe të tjerët rreth tij rrethe rrotull, si me thënë ju vetë keni nevojë për një Fuga? Si me thënë do të ndjeni ju që përveç një agaci dhe ndonjë tjetër do të ketë nevojë për një Fuga të tillë.