Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Tiranë, ku kanë biseduar rreth problemeve që përballen sot dhe zgjidhjeve që ofron Partia Demokratike.
Ina Buzi është një studente ekselente, e cila pas përfundimit të universitetit e ka të vështirë të gjej një vend pune, gjë që e ka shtyrë të mendoj emigrimin jashtë vendit. Për të, shpresa e fundit është ndryshimi më 25 prill dhe për këtë bëri thirrje që të gjithë bashkëmoshatarët e saj të votojnë numrin 9 që kjo të realizohet.
“Jam diplomuar si studente ekselente për drejtësi. Duke parë që në vendin tim nuk gjeja mundësi punësimi, nuk më ofrohej asnjë gjë, kam dashur të largohem. Po pse të largohem nga vendi im kur unë jam një kontribut i vlefshëm për vendin tim. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje, është shmangie e problemit dhe ne duhet t’i dalim përball problemin, ta zgjidhim problemin. Unë dua të kontribuoj për vendin tim dhe dua që si unë edhe gjithë moshatarët e mi, të kontribuojnë në vendin tonë dhe ne këtë kërkojmë nga Partia Demokratike, që e di që do na realizoj dhe ftoj të gjithë të votojnë numrin 9 për ndryshimin” – tha studentja Ina Buzi.
Sipërmarrësja Sebastiana Bytyçi, ngriti shqetësimin se biznesi i saj që mban 120 punonjës, po kalon momente shumë të vështira ekonomike. Ajo gjithashtu tha se të jesh sot sipërmarrëse grua në Shqipëri, është shumë e vështirë dhe për këtë –sipas saj- ndryshimi më 25 prill është i nevojshëm.
“Jam njё sipërmarrëse e re, drejtoj njё kompani fason prej 120 punonjësish tё cilët them tё drejtën po kalojmë njё periudhë shumë tё vështir. Sektori jonë mbulon dhe punëson njё sektor shumë tё madh grash tё cilët kanё kaluar probleme, vështirësi nga tё gjitha llojet. Të jesh sipërmarrëse grua në Shqipëri nuk është e lehtë, ose të paktën deri tani nuk ka qenë e lehtë dhe ne presim të kemi një ndryshim më datë 25 prill. Presim një qeveri e cila do mbështesim gruan sipërmarrëse, kështu që ftoj të gjitha zonjat sipërmarrëse, të gjithë punonjësit tanë të votojnë për ndryshimin e madh, të votojnë për Shqipërinë ndryshe” – u shpreh Sebastiana Bytyçi.
Basha tha se keqqeverisja dhe dështimet e 8 viteve të fundit më shumë kanë rënduar tek gruaja shqiptare. Sipas kreut të opozitës kjo gjë do të marrë fund me votën për numrin 9 më 25 prill. Kryedemokrati gjithashtu tha se ndryshimi për qeverinë e re, do të thotë në radhë të parë t’i japet fund diskriminimit, abuzimit, keqpërdorimit dhe lënies mënjanë të gruas shqiptare në çdo fushë. Më tej ai shpjegoi programin e Partisë Demokratike që parashikon për 5 mijë çifte të reja çdo vit t’ju subvencionohet 100% interesi i kredisë kur duan të blejnë një banesë. Fëmijët e porsalindur në moshën 5 vjeç do të marrin një çek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, si dhe angazhimi kryesorë është ekonomia, hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe e mirëqenies, gjë që do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve shqiptare.
“Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Tetë vite dështime e në veçanti në rrafshin ekonomik dhe janë rënduar më shumë sesa gratë, bashkëshortet, nënat tona. Pasojat e papunësisë kë kanë rënduar më shumë sesa nënat tona të cilat i shohin me sytë aeroportet, portet dhe stacionet e autobusëve për t’u larguar nga vatrat e tyre, të cilat vuajnë pamundësinë për të siguruar ushqimin bazik shpeshherë për fëmijët e tyre, apo për të siguruar nevoja at e tjera shkollimin, me arsimimin. Ndaj, vij këtu me zemrën plot, me gëzimin dhe besimin që më falni ju. Me pritjen, me fjalët e ngrohta por edhe me supet e rënduara nga përgjegjësia e asaj që do të thotë, puna e madhe që na pret pas datës 25, pas ndryshimit për të cilin ftoj dhe pres angazhimin e të gjitha grave të Shqipërisë.
Sepse ndryshimi për ne, do të thotë në radhë të parë t’i japim fund diskriminimit, abuzimit, keqpërdorimit dhe lënies mënjanë të gruas shqiptare në çdo fushë. Në rrafshin ekonomik do të thotë të krijojmë mundësi reale për punësimin e grave shqiptare të cilat e vuajnë edhe më shumë plagën e papunësisë sesa pjesa tjetër e shoqërisë. Është i domosdoshëm vendosja e ekuilibrit në institucione, por jo përmes gruas fasadë. Është e domosdoshme që roli vendimmarrës i gruas në politikë, të jetë real dhe thelbësor. Ky është angazhimi ynë, ky është angazhimi im, ky është angazhimi i Partisë Demokratike dhe për këto unë e di, se shumica dërrmuese e grave shqiptare sot janë të vetëdijesuar, e shoh këtë në çdo lloj takimi, në takime të vogla dhe në takime të mëdha si ky, vetëm me zonja apo bashkë të gjithë, që gratë të sytë e tyre kanë shpresën, kanë besimin, kanë energjinë për ndryshimin e pandalshëm që po vjen.
E pra, zonja të nderuara në këtë javë të fundit, në këtë javë që rendim drejt 25 prillit, ditës, mundësisë, shansit të çdo shqiptari për t’u bërë pjesë e ndryshimit e në veçanti e grave shqiptare. Nuk dua të zgjatem shumë në aspektet e këtij programi, por ju e dini që programi ynë e ka në fokus familjen shqiptare dhe duke e pasur në fokus familjen domsodoshmërisht ka zgjidhje reale për shumicën dërrmuese të problemeve me të cilat ballafaqohemi sot, qofshin studente drejt diplomimit që keni pasigurinë se çfarë do të bëni pasi të mbaroni studimet, qofshit sipërmarrëse që jeni si ujët e pakët në një ambient të dominuar nga burrat por jeni heroina të dyfishta, ata janë heronj që kanë rezistuar 8 vjet, nuk e di cilët sipërmarrës në Ballkan apo Europë mund ti rezistonin 8 vjet rritjes së çmimeve të energjisë, të naftës, të rritjes së taksave, monopolizimit, oligarkisë dhe padyshim ju jeni të dyfishta që me kurajon tuaj, me qëndresën tuaj, keni qëndruar e keni bërë të mundur që qindra të tjerë mos të humbin vendin e punës, mos të humbin bukën e gojës për fëmijët e tyre.
Plani ynë nuk përbëhet nga zgjidhje të thjeshta as nga tullumbace elektorale, as nga premtime që nuk realizohen dot por nga angazhime konkrete të cilat do të godasin në zemër problemin me mundësitë reale që shteti shqiptar sot i ka por që për tetë vite ka vendosur t’jua japë vetëm një grushti njerëzish.
Duke nisur nga viti i parë i qeverisjes, nga muaji ynë i parë i qeverisjes buxheti i rishikuar do të ketë mundësinë për 5 mijë çifte të reja çdo vit t’ju subvencionohet 100% interesi i kredisë kur duan të blejnë një banesë e të themelojnë vatrën, strehën e tyre. 20 mijë çifte të tilla do ta kenë katër viteve të para të qeverisjes tonë fëmijët. Fëmijët e porsalindur në moshën pesë vjeç do të marrin një cek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj për muaj sepse shpenzimet e një fëmije që vjen në jetë janë shpenzimet të cilat mbi 60% e çifteve te reja nuk i përballojnë dot dhe ne duhet t’ja japim këtë mundësi dy herë. Pa pikë diskutimi angazhimi ynë kryesorë është ekonomia, është hapja e vendeve të punës, është rritja e pagave dhe e mirëqenies, vetëm kjo do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve tona, vetëm kjo do të rikthejë sigurinë, qetësinë dhe do të bëjë të mundur që familja të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e shoqërisë dhe kështu të ecim të gjithë përpara. E pra gra të forta do të thotë familje të forta, familje të orta do të thotë shoqëri e fortë, do të thotë Shqipëri e fortë, ndaj jo rastësisht, por me vetëdijen më të thellë jo vetëm si prind i dy vajzave, por me vetëdijen më të plotë si dikush që i di dhe e ka parë ndryshimin midis shoqërive që dinë ta respektojnë dhe t’i japin vendin që i takon grave dhe të tjerave.
Dhe unë kam dy zotime para jush, njëri politik dhe zotimi im politik është plani që kemi ardhur para jush nëna, motra, gra, bashkëshorte, vajza shqiptare. Është një plan realist dhe i zbatueshëm. Dhe nëse ne, nëse unë nuk e përmbush këtë plan nuk vij të kërkoj një mandat të dytë. Kjo është kultura politike e cila do të lindë më 25 prill, kultura politike që e ka çuar Europën përpara dhe që do ta çojë Shqipërinë drejt Europës. Kam edhe një zotim tjetër sa politik aq edhe njerëzor. Unë besoj se politika më e mirë që i shërben njerëzve është politika me fytyrë njerëzore, politika që ndien me zemër, politika që e prek dhe e ndien dhimbjen e nënave për fëmijët e larguar, politika e cila do ti zgjidhë problemet pa bërë shfaqje, teatro, tam-tame të mëdha, pa bërë zhurmë, politika që nuk okupon, nuk pushton çdo hapësirë publike dhe private, nuk futet në çdo qoshe të ekzistencës së qytetarëve të vet, por që në mënyrë pothuajse të padukshme bën detyrën për të cilën ka lindur, t’iu shërbejë njerëzve për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre.
Jam i bindur se dita po afron, që fitorja e 25 prillit, të jetë e të ndihet fitorja e të gjithë shqiptarëve e në veçanti e nënave dhe e grave shqiptare! Ndaj, ju ftoh që këto ditë të mbetura, të vazhdojmë të jemi bashkë e të trokasim në çdo zemër, në çdo derë, për t’i bërë bashkë të gjitha gratë, nënat, vajzat që duan ndryshimin, që të dielën të votojnë numrin 9 për ndryshimin, e të rihapim rrugën e shpresës, rrugën e mundësive, rrugën e ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë” – tha Basha.