• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjithë tentativat e SPAK për të mbuluar skandalin e “patronazhistëve”

10:33 : 20/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Nga BoldNews.al

Prokuroria dhe Gjykata Speciale, në një veprim të paprecedentë, kërkojnë sekuestrimin e pajisjeve të punës së redaksisë së “Lapsi.al”, pasi gazetarët e portalit publikuan një javë më parë informacione nga data-baza elektorale e Partisë Socialiste, ku gjendeshin të dhënat personale për mbi 900 mijë qytetarë të Tiranës.

SPAK nuk ka bërë të ditur veprën penale për të cilën ka nisur hetimet.

Megjithatë, veprimet proceduriale të nisura nga prokurorja Enkelejda Millonai dhe të mbështetura nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, kanë devijuar fokusin kryesor të hetimit, që në nisje të tij.

“Boldnews.al” po shpjegon, në mënyrë sa më të thjeshtë e telegrafike, aspektin procedurial të këtij hetimi dhe përse SPAK-u, një strukturë e ngritur për të hetuar krimin dhe korrupsionin e lidhur me zyrtarët e lartë, zgjodhi të trajtonte në mënyrën më të gabuar rastin “Patronazhisti”.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Hetimi penal

Së pari, data-baza e publikuar nga “Lapsi.al” është sistem të dhënash, i përpunuar nga Partia Socialiste në pushtet.

Ky fakt konfirmohet në shumë drejtime. Menjëherë pas publikimit të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u mbrojt duke deklaruar se “janë të dhëna të mbledhura ndër vite nga strukturat e partisë në terren”.

Kjo alibi u rrëzua shpejt, pasi të dhënat në duart e “patronazhistëve” socialistë ishte të përditësuara deri në ditët e fundit.

Më tej, Balla u mundua ta mohojë që data-baza ishte e Partisë Socialiste. Por, shumë të dhëna dhe detaje brenda saj, e lidhin katërcipërisht me partinë në pushtet.

Pra, Prokuroria e ka pasur shumë të thjeshtë që të orientojë hetimet e saj drejt Partisë Socialiste, duke verifikuar të dhënat e publikuara në media, identifikimin e sistemit të të dhënave personale, si edhe administratorin apo administratorët e këtij rrjeti gjigand të dhënash personale.

Së dyti, përpunimi nga partia në pushtet i të dhënave personale që gjenden në institucionet shtetërore, përmban në vetëvete një mori veprash penale.

  1. Shpërdorim detyre (neni 248 i Kodit Penal)- Shumë qytetarë, përfshirë edhe gazetarë në redaksinë e “Boldnews.al”, kanë konstatuar se të dhënat që gjenden në duart e “patronazhistëve” të Partisë Socialiste janë të njëjtat që kanë përdorur kur janë regjistruar në portalin qeveritar “E-Albania”, një sistem elektronik të integruar të të gjithë të dhënave që gjenden në regjistrat publikë, përfshirë tatimet, sigurimet shoqërore, e të tjerë.

Shpërndarja e të dhënave personale të qytetarëve në duart e “patronazhistëve”, përbën më së paku shpërdorim detyre të zyrtarëve që kanë përgjegjësi për administrimin dhe ruajtjen e tyre.

  1. Ndërhyrje në sistemet kompjuterike (neni 192/b i Kodit Penal)- Të dhënat e data-bazës së “patronazhistëve” janë informacione elektronike, të cilat, ligjërisht, duhet të jenë vetëm në dispozicion të institucioneve shtetërore.

Fakti që këto të dhëna gjenden në një entitet jo-shtetëror, siç është Partia Socialiste, është i mjaftueshëm për të hetuar mbi ndërhyrje të paligjshme në sisteme elektronike shtetërore.

  1. Korrupsioni aktiv në zgjedhje (neni 328 i Kodit Penal)– Të dhënat e siguruara nga data-baza e “patronazhistëve” japin një panoramë të qartë mbi premtimet dhe favoret që ata u kanë bërë apo u bëjnë qytetarëve të ndryshëm për të votuar në favor të Partisë Socialiste.

Në komentet e patronazhistëve lexohen shpesh raste se “ka përfituar leje legalizimi, do të votojë për PS” apo “kërkon punë për djalin, voton për PS”, e të tjera të ngjashme.

Këto të dhëna janë të mjaftueshme për të nisur hetime mbi korrupsion aktiv në zgjedhje, i cili parashikon dënim për personat që “ofrojnë të holla, të mira materiale, premtime për vende pune apo favorizime të tjera…”.

  1. Përdorimi i pushtetit publik për veprimtari politike ose zgjedhore (neni 328/a i Kodit Penal)– Sipas këtij neni, “Pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në shërbimin civil ose në një funksion jopolitik në administratën shtetërore, në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën zgjedhore, të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet”.

Një pjesë e atyre që quhen “patronazhistë”, sipas verifikimeve të kryera nga vetë qytetarët, si edhe nga “Boldnews.al”, rezultojnë që janë zyrtarë të administratës shtetërore, në nivel qendror ose lokal, përfshirë edhe punonjës të Policisë Bashkiake.

Të gjitha këto vepra penale lidhen me aktivitetin e funksionarëve qeveritarë dhe të Partisë Socialiste (dhe jo vetëm të nivelit të ulët të patronazhistëve).

Por, SPAK-u ka zgjedhur të hetojë denoncuesit e skandalit dhe i ka vënë qëllim vetes të zbulojë “burimin e informacionit”, ndërkohë që rasti përbën një nga rrjedhjet më skandaloze të të dhënave personale, të ndodhur në Shqipëri.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Nuk iu bind trajnerit Shehi, dënohet lojtari i Tiranës. Ja sanksioni i klubit

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş