• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Punësime elektorale nga Bashkia Tiranë”/ Vokshi publikon mesazhin e drejtorit të Veliajt

14:10 : 19/04/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Kandidatja e PD-së në Tiranë për zgjedhjet parlamentare, Albana Vokshi, ka denoncuar se nga Bashkia e Tiranës po kryen punësime për qëllime elektorale.

Ajo u shpreh se Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe i Ndriçimit, Herion Rrapaj, u ka dërguar informacion shtabeve të partisë për vende pune që duhen mbushur me njerëz të partisë.

Punësimi elektoral, shtoi, është urgjent dhe vartësi i Erion Veliajt në bashki, u kërkon shtabeve elektorale të Tiranës që të dorëzojnë propozimet e tyre deri ditën e diel, 1 javë para zgjedhjeve.

Vokshi publikoi dhe mesazhin, që sipas saj, ka dërguar Rrapaj.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Kandidatja për deputete paralajmëroi kallëzim penal për rastin dhe i bëri apel prokurorisë të hetojë.

Albana Vokshi shtoi se “10 mijë vende të reja pune janë hapur deri tani, me qëllim për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës dhe për t’i ruajtur karrigen e pushtetit”, ndërsa deklaratën për mediat e mbylli me apelin për të votuar Partinë Demokratike më 25 Prill.

Deklarata

“Kur dëgjoni Edi Ramën apo Erion Veliajn të flasin për shtet ligjor apo zhvillim, ju duhet ta dini, të dashur qytetarë, se kjo është vetëm fasada e propagandës. Në të vërtetë, ata po krijojnë një parti – shtet, ku njerëzit ndahen në votues të Edi Ramës dhe kundërshtarë të tij. Ky diskriminim skandaloz, që shkel të drejtat e njeriut, që synon të përçajë shqiptarët në funksion të pushtetit është bërë më i theksuar në këtë fushatë. Vendet e punës kalojnë përmes shtabeve elektorale të Partisë Socialiste. Nuk ka garë! Nuk ka meritë! Ka vetëm përpjekje për blerje votash edhe me vende pune, që nuk i paguajnë Edi Rama dhe Erion Veliaj nga xhepi i tyre, por i paguajnë shqiptarët me taksat e rritura dhe pastaj të vjedhura! Rasti më i ri është një komunikim i orëve të fundit nga Bashka e Tiranës me shtabet elektorale të Partisë Socialiste të Tiranës. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe i Ndriçimit, Herion Rrapaj, u ka dërguar informacion shtabeve të partisë për vende pune që duhen mbushur me njerëz të partisë. Punësimi elektoral është urgjent dhe vartësi i Erion Veliajt në Bashki, u kërkon shtabeve elektorale të Tiranës që të dorëzojnë propozimet e tyre deri ditën e diel, 1 javë para zgjedhjeve. Çdo gjë të këtij shteti që ne e mbajmë në këmbë me taksat tona, Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë vënë në shërbim të pushtetit të tyre. Ata shesin për 1 votë edhe vendin e pastrueses tek materniteti i vjetër. Hapin vende të përkohshme pune për të gënjyer njerëzit që të votojnë për ta. Ja ku është një pjesë e listës që u dërgohet shtabeve të Partisë Socialiste nga Bashkia e Erion Veliajt. Janë vende pune si specialist auditi, recepsionist në poliklinikë, magazinier tek materniteti, inxhinier elektronik, sanitare tek materniteti, inspektor tek Instituti i Shëndetit. Pra nuk janë vende pune të Bashkisë, janë vende pune të strukturave të ndryshme, që përqendrohen tek Erion Veliaj si drejtues i fushatës së Edi Ramës në Tiranë dhe u shpërndahen strukturave të Partisë Socialiste”, tha Vokshi.

“Shpërdorimi i detyrës nga Erion Veliaj dhe vartësit e tij është vepra më e pakët penale që ata kanë konsumuar në ketë rast. Prokuroria mund të vazhdojë të heshtë, siç ka bërë deri tani, por ne do të bëjmë detyrën tonë. Do të çojmë kallëzim penal në prokurori edhe për këtë rast flagrant të vendosjes së shtetit në shërbim të partisë në pushtet 1 javë para zgjedhjeve. 10 mijë vende të reja pune janë hapur deri tani, me qëllim për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës dhe për t’i ruajtur karrigen e pushtetit. Por e kanë të kotë. Këto manovra të paligjshme nuk do ta shpëtojnë“, shtoi.

“Edi Rama është humbës, sepse shumica e qytetarëve të Tiranës refuzon të blihet dhe të shitet për një vend të përkohshëm pune, për një çertifikatë elektorale legalizimi që nuk dihet a është e vlefshme apo jo. Qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë refuzojnë të shesin të ardhmen e tyre në duart e një kryeministri të dështuar, që ua bëri jetën keq e më keq në këto 8 vjet. Tirana do të jetë surpriza e madhe e zgjedhjeve të dielën. Tirana do t’i prijë ndryshimit të madh me një rezultat spektakolar, sepse e para nuk është partia dhe pushteti i Edi Ramës, por e para është familja, janë fëmijët tanë!  Të dashur qytetarë! Na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet. Vendimi i duhur për një të ardhme më të mirë është vota juaj për numrin 9. Lulzim Basha do të jetë kryeministri i të gjithë qytetarëve për të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Ndryshimi është në dorën tuaj! Të gjithë bashkë, demokratë, socialistë, pa parti ne mund dhe do ta sjellim ndryshimin për te cilin kanë nevojë fëmijët tanë. Është vetëm çështje ditësh! Të dielën, të dalim dhe të votojmë masivisht numrin 9, të votojmë Partinë Demokratike“, përfundoi ajo.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

E trishtë! Ndahet nga jeta nëna e aktorit të njohur (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com