• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Dëgjesa e fundit dhe fundi i një dëgjese!

23:31 : 30/11/2016
në BOLD BLOG

Nga Artan Rama

Sot është dita e fundit e muajit, disa orë pas festave dhe Natës së Bardhë, por më shumë, është përfundimi i një cikli madhështor dëgjesash që Erjon Veliaj zhvilloi prej javësh me përfaqësues të elektoratit të tij për projektligjin e buxhetit 2017.

Meqënëse nuk kisha ndonjë punë, së bashku me Alida Karakushin , aktivisten dhe eksperten e Politikave Publike, përfaqësuese e grupit “Qytetarët Për Parkun”, vendosa të marr pjesë në këtë dëgjesë.

Duhet ta them, jo pa ngazëllim, se më në fund ia kishim dalë të gjendeshim ballë për ballë me Yllin e Bashkisë! Dhe akoma më shumë: të ishim prezentë, për herë të parë në një dëgjesë.

Eh, sa shumë do të mund të shihnim: pjesëmarrësit në sallën me drita të Teatrit të Metropolit, organizatorët këmbëshpejtë, qytetarët e hutuar e natyrisht disa media të zgjedhura!

Lexo edhe:

Aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 4 të arrestuar dhe disa të plagosur në Tiranë

Kokainë dhe prostitucion në Tiranë, arrestohen 36-vjeçari dhe 2 shtetase të huaja

Por sigurisht nuk bëhej fjalë për ndonjë ceremoni festive, pavarësisht nga buzkuqët e çantat me llustër që shkëlqenin si në një gëzim familjar. Në heshtje, zgjodhëm të uleshim në qendër, ndonëse përmasat e vogla të sallës nuk të jepnin avantazh pozicional.

Nuk kaloi shumë e dikush na u afrua nga pas si për t’u treguar miqësor e na kërkoi që të mos e prishnim takimin! –“Dakort”, ishte përgjigja jonë. “Jemi të ngazëllyer për pjesëmarrjen në këtë dëgjesë!”

Diku në anë ndodheshin pajisjet e fonisë që kontrollonin mikrofonat dhe do të shpërndanin zërat nëpër bokse.

Organizatorët këmbëshpejtë lëviznin të shqetësuar. Pas kokave tona u ulën dy roje sigurie; një i tretë qëndronte në dalje.

Pasi pritëm plot një orë, më në fund Erioni nuk erdhi! Por takimin e çeli Sadri Abazi! Uktheva nga Alida. U pamë në sy dhe qeshëm.

Në sallë vijoi qetësia! Po fliste deputeti ndërtues…Pa dyshim, në sytë e tij Tirana ishte një kantier i madh. Po kureshtja ime shtrihej përtej teatrit ku ai interpretonte.

Vrisja mendjen se si dukej në mendjen e të pranishmëve të tjerë e të mjerë, kjo figurë e imët që i kishte shtuar qytetit jo pak tonelata beton. Po ndoshta askush nuk dëgjonte. Gjithkush kishte hallet e tij. Edhe unë të miat.

Alida mezi po duronte përfundimin! Hera e fundit që kishte marrë pjesë, ishte një dëgjesë në Salem, kryeqyteti i shtetit të Oregonit (USA) dhe ja tani, dëgjesa për buxhetin e Tiranës, në një sallë më të vogël se dhe vetë zyra e kryetarit të bashkisë së këtij qyteti!

U sforcova të përqëndrohesha te fjala e deputetit ndërtues. Nga “kantieri” i tij vinin zhurmat e betonierave dhe kallangjozja prej pluhurit në Shesh.

U ul Zoti Abazi dhe u ngrit Z Bejko, Drejtori i Punëve Publike.

Dikur, Gebëlsi, shefi i propagandës naziste thoshte: “Sa më e madhe të jetë gënjeshtra që thoni, aq më shumë gjasa ka të mbahet mend ajo”! Zoti Bejko përsëriti diçka që e kam dëgjuar shpesh së fundi: “Do rrethojmë Tiranën me një kurorë të gjelbër prej dy milionë pemësh!”

Tani që të mos zgjatem, ne i bëmë pyetjet tona, një nga një, Alida për mënyrën se si mund dhe si duhet të organizohet një dëgjesë e vërtetë publike, efektshmëria e saj etj, ndërsa unë, për metronë e privuar të shqiptarëve për shkak të zënies së hapësirës nëntokësore prej parkimit.

Në fund, meqë u treguam skeptikë, morëm premtimin dhe ftesën për të vizituar bashkinë në një nga ditët e ardhshme ku Alida do të japë edhe një leksion mbi dëgjesat e vërteta të munguara publike!

Në ikje, formularët mbi sugjerimet e mundshme nuk na i kërkoi askush. Unë pyeta ata inxhinjerët e audios se çfarë shume u kishte premtuar bashkia për shërbimin e fonisë dhe të ndriçimit (ndonëse Teatri i Metropolit mund të kishte vendosur në dispozicion infrastrukturën e tij skenike) e të kishte kursyer disi, por ata nuk treguan asnjë shumë! –“Nuk e dimë”, thanë, “jemi të punësuar”…

Rojet u larguan të fundit nga salla.

Dolëm jashtë. Nga larg dëgjohej zhurma e betonierave. Sheshi po ndryshonte, por i ftohti ishte po njësoj.

P.S.: Në fakt, nuk pati asnjë ftesë ngë bashkia që Alida t’u mbante një leksion mbi dëgjesat publike. Siç u kuptua, Erjoni iu shmang takimit, mesa duket prej pjesëmarrjes tonë.

Por a humbën të pranishmit, më shumë, pjesëmarrjen e Erjon Velisë apo bashkia, ekspertizën e Alida Karakushit, aktivistes nga grupi “Qytetarët për Parkun”? Këtë po ua lë ta gjykoni vetë ju.

Unë për vete jam okej. Have fun!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 4 të arrestuar dhe disa të plagosur në Tiranë

11:34 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kokainë dhe prostitucion në Tiranë, arrestohen 36-vjeçari dhe 2 shtetase të huaja

11:22 : 06/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Iu jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas i kanoste, arrestohet polici në Elbasan

11:20 : 06/07/2025
BOTA

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, çfarë synohet

11:07 : 06/07/2025
AKTUALITET

Durrës/ Sekuestrohet drogë, armë, municion dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu (EMRI)

10:57 : 06/07/2025
BOTA

Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

10:46 : 06/07/2025
Para

Historia ime modeste me Presidentin e ardhshëm të Francës

TË GJITHA

Aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 4 të arrestuar dhe disa të plagosur në Tiranë

11:34 : 06/07/2025

Kokainë dhe prostitucion në Tiranë, arrestohen 36-vjeçari dhe 2 shtetase të huaja

11:22 : 06/07/2025

EMRI/ Iu jepte para me fajde personave të ndryshëm dhe më pas i kanoste, arrestohet polici në Elbasan

11:20 : 06/07/2025

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, çfarë synohet

11:07 : 06/07/2025

Durrës/ Sekuestrohet drogë, armë, municion dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu (EMRI)

10:57 : 06/07/2025

Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

10:46 : 06/07/2025

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit, ja dyshimet e para

10:37 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com